Mjeku Ilir Alimehmeti ka qenë i ftuar ditën e sotme në një intervistë për Fax News, ku ka folur për situatën pandemikë në vendin tonë dhe rrezikun për një përkeqësim të situatës në vjeshtë.
Nëse do të ketë një përkeqësim të situatës në vjeshtë, mjeku Alimehmeti ka deklaruar se e gjitha varet nga sa % e qytetarëve kanë kaluar virusin dhe faktori i dytë sa ndikim do të ketë varianti Delta në popullsinë shqiptare.
Gjithsesi, mjeku Alimehmeti thotë se rreziku më i madh si komunitet ka kaluar. Megjithatë ai shton se rreziku individual mbetet i njëjtë, pasi ata që nuk e kanë kaluar virusin janë njësoj të rrezikuar.
Pikërisht për këta të fundit, Ilir Alimehmeti ka dhe një këshillë. Ai thotë se njerëzit e pavaksinuar duhet të vaksinohen, pasi kjo është mënyra për të parandaluar virusin.
Duke folur për masat anti-Covid, Alimehmeti theksoi se ambientet e hapura janë armiku kryesor pët virusin, pasi ka ajrosje, njerëzit qëndrojnë larg njëri-tjetrit, etj.
Pjesë nga intervista:
Çfarë mund të ndodhë në vjeshtë? Kjo varet nga sa % e njerëzve e kanë kaluar virusin? Dhe i dyti, ky variant i ri Delta sa ndikim do të ketë. Nëse nuk do të ketë, atëherë kurrsesi kjo vjeshtë nuk do t’i ngjajë vjeshtës së kaluar.
Rreziku? Si komunitet, rreziku më i madh ka kaluar, por si individ nuk mund të themi kështu. Duhet të marrim parasysh që as imuniteti natyror dhe as ai i vaksinave nuk të mbron 100%. Prandaj dhe vjeshtë dimri i ardhshëm kërkon kushtim vëmendjeje.
Masat? Bota bën eksperimente. Ne në Shqipëri patëm eksperimente të pakontrolluara. Maj u shoqerua me ulje të rasteve. Ambientet e hapura virusi i ka armiq të tij, sepse ka ajrosje. Sepse njerëzit kanë një distancë mes tyre.
Këshillë për të pavaksinuarit? Rrreziku për ata që nuk janë vaksinuar vazhdon të egzistojë. Kemi zona shumë të nxehta vërdallë dhe ne kemi lidhje të ngushta me to. Nuk ka rrugë tjetër parandalimi përveçse duke u vaksinuar. Vaksina është e këshillueshme.
(E.H/Faxweb.al)