Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar pas mesnatës tek Bishti i Zhurit në Rrogozhinë.
Mësohet se ambulanca po kthehej nga Tirana pasi kishte lënë një pacient me Covid nga Ballshi në Tiranë. Brenda ambulancës ndodheshin dy persona të stafit mjekësor, drejtuesi dhe familjari i pacientit.
Nga aksidenti nuk ka dëme në njerëz.