Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur pro nismës së Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, lidhur me amendamentin për zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku.
Lajmin e bëri të ditur kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Vasili tha se LSI mbështet çdo nismë që është pro integrimit të vendit.
“Nismë e përbashkët e opozitës për kryeprokurorin. Grupi i punës përbëhet Naço, Bylykbashi, Manjani dhe Bardhi. Kërkesa është firmosur nga Edmond Spaho dhe Fatmir Mediu Grupi i LSI-së mbështet propozimin e grupit të përbashkët. Kthimi i kushtetueshmërisë. Kthimi i Kushtetuesërisë, s’mund të ketë Prokuror pa Vetting.”tha Vasili.
(F.G/Faxweb)