15:21 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Amerika është e hapur për biznes”, Trump fton sipërmarrjet botërore të prodhojnë në SHBA ose do të përballen me tarifa shtesë

08:14 | 24/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Amerika është e hapur për biznes”, Trump fton sipërmarrjet botërore të prodhojnë në SHBA ose do të përballen me tarifa shtesë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ftoi të enjten sipërmarrjet botërore që të prodhojnë produktet e tyre në SHBA dhe u premtoi atyre taksa më të ulëta, por paralajmëroi se nëse zgjedhin që të prodhojnë mallrat diku tjetër, do të duhet të paguajnë tarifa për t’i eksportuar ato në Shtetet e Bashkuara. “Amerika është rikthyer dhe është e hapur për biznes”, u tha Presidenti Trump, përmes një video-lidhjeje nga Uashingtoni, udhëheqësve të korporatave në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

“Mesazhi im për çdo biznes në botë është shumë i thjeshtë: Ejani dhe prodhoni mallin në Amerikë dhe ne do t’ju ofrojmë taksat më të ulëta në botë”, tha zoti Trump. “Por nëse nuk e prodhoni produktin tuaj në Amerikë, që është e drejta juaj, atëherë, shumë e thjeshtë, do të duhet të paguani një tarifë”.

Presidenti Trump, në ditën e tretë të mandatit të tij të dytë, tha se dëshiron të ulë normën e taksave për korporatat amerikane nga 21 në 15 për qind, megjithëse për këtë duhet miratim nga aleatët e tij politikë në Kongresin e kontrolluar nga republikanët.

Zoti Trump premtoi se Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Evropën me gazin e lëngshëm natyror që i nevojitet, por shtoi se Bashkimi Evropian i trajton Shtetet e Bashkuara “në mënyrë shumë, shumë të padrejtë” me rregulloret që vendos ndaj bizneseve amerikane që operojnë në bllokun prej 27-vendesh. Presidenti u ankua veçanërisht për tarifat dhe raportet mbi ndikimin mjedisor për projektet e reja në fushën e ndërtimit, duke i cilësuar ato si “gjëra që nuk duhet t’i bëni”.

Ai tha se planifikon t’i kërkojë Arabisë Saudite dhe Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës që të ulin çmimin e naftës që prodhojnë me qëllim që të nxisin ekonominë botërore.
Ai argumentoi se nëse çmimi aktual global i naftës – rreth 77 dollarë për fuçi – ulet, “lufta në Ukrainë do të përfundojë menjëherë”. Rusia përdor të ardhurat nga prodhimi i naftës së saj për të financuar luftën trevjeçare kundër Ukrainës fqinje.

Zoti Trump tha se në ekonominë botërore, SHBA-të “duan thjesht të trajtohen në mënyrë të drejtë nga vendet e tjera”. Ai pohoi se Shtetet e Bashkuara duan të kenë një “marrëdhënie të drejtë” me Kinën, ekonominë e dytë më të madhe në botë. “Ne nuk duam të përfitojmë”, tha ai për marrëdhëniet Uashington-Pekin. “Ne duam të kemi një konkurencë të drejtë”./ VOA

Etiketa: Amerikashbatrump
Pas

Dëbuan aktivistët, mes tyre dhe dy shqiptarë, Kroacia paralajmëron qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Serbi

Para

Ukraina nis ofensivën kundrejt Rusisë, shënjestron Moskën dhe 12 rajone të tjera

Para
Ukraina nis ofensivën kundrejt Rusisë, shënjestron Moskën dhe 12 rajone të tjera

Ukraina nis ofensivën kundrejt Rusisë, shënjestron Moskën dhe 12 rajone të tjera

Discussion about this post

 



Të Fundit

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

Tiranë/Arrestohet 32-vjeçari që plagosi me armë zjarri një të ri pas konflikti për parkim në Rrugën e Dibrës

Ushtria Izraelite: Irani nuk do ta shndërrojë Lindjen e Mesme në varreza

Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

Shpërthen vullkani në Indonezi, shtëllunga gjigande e tymit ‘pushton’ zonën

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit, cilat janë ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme?

Skandali i ‘Mikrokredive’/ Apeli i GJKKO lë në qeli biznesmenin Arben Meskuti, i rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë

Izraeli: Lideri suprem i Iranit do të ketë fundin e Sadam Huseinit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.