23:30 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Amerikanët artikull për shqiptarët: E dini që jeni shqiptar kur….(LISTA)

13:16 | 21/12/2016
në Jetë dhe stil, Te Gjitha
0
Amerikanët artikull për shqiptarët: E dini që jeni shqiptar kur….(LISTA)

‘Buzz Feed’ një website i famshëm amerikan në një formë ironie ka publikuar një artikull me titullin ‘ E dini që jeni shqiptar kur…’, në të cilin renditen disa nga gjërat që i karakterizojnë shqiptarët.

Një formë humori kjo, për të dhënë përshtypjen se cilat janë karakteristikat më tipike të shqiptarëve. 

1-Gjysma e njerëzve që njihni janë kushërinjtë tuaj

2-Lini bakshish edhe në supermarkete

3-Në dasmën tuaj keni rreth 400 të ftuar (Ndërkohë njihni ¼ e tyre)

4-Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi praktikoni turizmin patriotik – Nëse vizitoni gjirin shqiptar çdo verë të jetës suaj, e nëse shpenzoni aty paratë jeni një patriot i pamohueshëm

5-Shanset janë, që në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool se sa në lokalin e lagjes tuaj

6-Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma

7-Sa herë që gjyshi juaj sheh politikanë në televizor do t’i bërtasi atyre për 20 minuta

8-Përdorni raki për çdo gjë

9-Mamaja juaj është e fiksuar për të pastruar shtëpinë shtatë herë në ditë

10-Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip

11-Gjyshja juaj pëson atak në zemër nëse nuk keni ngrënë

12-Frigoriferi juaj ka më shumë mish sesa supermarketi

13-Jeni me katër miq në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike

14-Një djalë që keni qejf ju pyet “A jeni vajzë e mirë?” dhe ju bëni çdo gjë për ta bindur

15-Edhe një muaj pas Vitit të Ri ju vazhdoni dhe hani Bakllava

16-Për ju dita më e rëndësishme e vitit është nata e Vitit të Ri

17-Jeni krenarë për Dua Lipën, Bebe Rexhën, Rita Orën dhe Era Istrefin

18-Shqiptarët martohen vetëm me shqiptarë

19-Habiteni (në mënyrë pozitive) kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në Youtube.

20-Prindërit e miqve tuaj shqiptarë gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë (sikur nuk jetojnë me ta).

21-Kur prindërit tuaj nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit.

22-Ekziston gjithmonë një i afërm me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin.

23-Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit, dhe ofendohen kur ju nuk e mbaroni pjatën e pestë.

24-Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë.

25-Gjyshja juaj do të çohet e do t’ju përgatisë ushqim edhe nëse është në shtratin e vdekjes.

26-Të gjithë miqtë tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare.

27-Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj celular.

28-Mamaja ju detyron të vishni një “kanatjere” sa herë që dilni që të mos ftoheni.

29-Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj

30- Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minutësh se kush do paguajë, që përfshin sharje, goditje dhe madje grisje të parave.

31-Mamaja ju bërtet në shqip përpara shoqeve të tua të huaja

32-Babai juaj gjithmon tenton të bashkohet me komunitetin shqiptar

33-Jeni futur në telazhe në klasë të 10-të kur bëtë me bojë murin e klasës me flamurin shqiptar

34-Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “ej Shqipe”

35- Keni ose një Mercedes të zi ose një BMW përpara shtëpisë tuaj

36-Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 meter trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë

37-Flisni rreth një orë para derës kur largoheni nga shtëpia e dikujt

38-Përdorni qese ushqimesh për të hedhur mbeturinat

39-Babai juaj ka therur derr apo qingj

40-Shkoni në festa shqiptare vetëm për t’u dukur. (MD/SHUPLAKA)

Etiketa: amerikanetartikull
Pas

Gjykata jep vendimin për mjekët: “4 milionë lekë gjobë”. Nëna e Doriana Hakës: Ma vranë vajzën për së dyti

Para

Zjarri në shtëpinë e Gaz Demit presidentit të Partizanit, panik te banorët (VIDEO/FOTO)

Para
Zjarri në shtëpinë e Gaz Demit presidentit të Partizanit, panik te banorët (VIDEO/FOTO)

Zjarri në shtëpinë e Gaz Demit presidentit të Partizanit, panik te banorët (VIDEO/FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.