13:53 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Amerikanët humbasin besimin te Facebook-u

22:43 | 09/04/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha, Teknologji & Kuriozitete
0
Amerikanët humbasin besimin te Facebook-u

Amerikanët po e humbasin me shpejtësi besimin te Facebook-u pas problemeve të shumta rreth asaj se si kompania e trajton informacionin personal dhe për faktin që lejon potencialisht përhapjen e të ashtuquajturave lajme të rreme.

Ndërkohë që themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, vjen të martën në Uashington për të dëshmuar përpara ligjvënësve, një sondazh i Aleancës për Qytetarët Digjitalë, që merret me sigurinë në internet, zbulon se pothuajse një në çdo katër amerikanë thonë se “Facebook-u nuk është një kompani e përgjegjshme, sepse në shumicën e rasteve vë fitimin mbi të gjitha, para se të përpiqet të bëjë atë që duhet”.

Më pak se një e treta e të aketuarve mendon se Facebook-u, me 2 miliardë përdorues në mbarë botën, është një “kompani e përgjegjshme, sepse përpiqet të bëjë gjënë e duhur në shumicën e rasteve, edhe nëse kjo i dëmton fitimin.”

Gjithashtu, një në çdo shtatë amerikanë thonë se “Facebook-u ka pasur një ndikim negativ mbi debatin politik”.

Gjashtëdhjetë e një për qind besojnë se “Facebook-u ka dëmtuar politikën amerikane dhe e ka bërë atë më negative, duke mundësuar manipulime dhe gënjeshtra që polarizojnë njerëzit.”

“Facebook-u është në udhëkryq për shkak të paaftësisë së tij, gati një vit e gjysmë pas zgjedhjeve, për të kontrolluar efektet përçarëse mbi shoqërinë”, thotë Tom Galvin, Drejtor Ekzekutiv i Aleancës për Qytetarët Digjitalë.

“Nga shpërndarja e informacioneve të rreme dhe manipuluese e deri te shndrrimi në një mjet të ngjashëm me Rrjetin e Errët për tregtinë e paligjshme, – thotë Galvin, – Facebook-u duket se po humbet besimin e publikut amerikan. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, imponimi i rregullave mbi këtë kompani mediash sociale nuk do të jetë i largët”.

Sondazhi i realizuar me 925 amerikanë, zbulon se 53 për qind e të aketuarve, kundrejt 26 për qind, thonë se është detyrë e Facebook-ut për të hequr ose paralajmëruar përdoruesit për lajme që mund të jenë të rreme. Rreth 60 për qind thonë se kompania nuk po bën sa duhet për të parandaluar përhapjen e informacionit të rremë.

Problemet e Facebook-ut janë shtuar vitet e fundit me pohimet se kompania ka lejuar fushatat politike të hyjnë në të dhënat e përdoruesve. Ish ekzekutivë të kompanisë kanë thënë gjithashtu se Facebook e ka ashpërsuar debatin politik në vend dhe se përdorimi i tepruar i tij mund të jetë i dëmshëm për të rinjtë.

Kompania ka lejuar që disa vrasje dhe vetëvrasje të transmetohen drejtpërdrejt në platformën e saj. Ligjvënësit pritet të shqyrtojnë masa për të imponuar një rregullim të mundshëm nga ana e qeverisë mbi mediat shoqërore. Kreu i Facebook-ut Zuckerberg ka thënë se është i hapur ndaj masave të tilla të mundshme./VOA/

Etiketa: facebook
Pas

Marjana Kondi shpërthen në lot live në emision: Babai më la kur isha 3 vjeç

Para

Koalicion për zgjedhjet lokale? Kryemadhi: Jemi pranë marrëveshjes me PD

Para
Koalicion për zgjedhjet lokale? Kryemadhi: Jemi pranë marrëveshjes me PD

Koalicion për zgjedhjet lokale? Kryemadhi: Jemi pranë marrëveshjes me PD

Discussion about this post

 



Të Fundit

U la në burg nga Apeli i GJKKO, Ilir Meta reagon nga qelia:Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

Presidenti i Emirateve Arabe mbyll vizitën në Shqipëri, Kryeministri Rama e përcjell në aeroport

Presidenti Begaj pret në takim Komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, Admiral Pierre Vandier

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë: S’kam qenë zyrtar i lartë

Durrës/Ndotën mjedisin duke hedhur mbeturina në rrugë, procedohen penalisht 4 shtetas

Tiranë/Finalizohet operacioni “Tabachino”, zbardhen dy raste vjedhjeje në të njëjtën tabakino, arrestohen dy autorë

Berisha: Thethi po ndëshkohet politikisht nga Edi Rama, sepse nuk votoi PS-në .Hakmarrje primitive ndaj banorëve

PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, Kolegji Zgjedhor merr vendimin

Berisha denoncon ndërhyrjen në Theth: Krim shtetëror i Edi Ramës, asnjë ndërtim nuk ishte në zonë të mbrojtur

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Ilir Metën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.