10:06 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Amerikanët nuk bisedojnë me barbarët e çadrave, Lee shkatërroi barbarinë e presidentit Ivanov”

13:30 | 10/05/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela: Meta vjedh në treg jetën e shqiptarëve. Saliu çmos që gjendja të jetë gjithmonë kjo

Spartak Ngjela ka komentuar mbërritjen të hënën të zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili pritet të zhvillojë disa takime dhe takimin e djeshëm të ambasadorit Donald Lu me kryedemokratin Basha.

Ai shprehet në reagimin e gjatë të tij se “Saliu dhe një Lulzim” nuk kanë fare peshë në llogarinë e politikës amerikane, pasi ambasadorët amerikanë nuk bisedojnë me barbarët e çadrave, kanë vetëm gjuhën e forcës ndaj tyre.

Sipas Ngjelës kjo do të ndodhë në Tiranë, njësoj si në Maqedoni, ku zyrtari Lee shkatërroi barbarinë e presidentit Ivanov në Shkup.

Reagimi i Spartak Ngjelës:

Hoyt Brian Yee, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan vjen këtë të hënë në Tiranë.
Ambasadori amerikan e takoi shkurt, dhe ia bëri dje të qartë Lulzimit: “stop, i tha, deri këtu!”
E patë që nuk thanë asgjë për takimin: gjuha politike e forcës nuk transmetohet në publik.

I.

E kuptoni ju që një Sali dhe një Lulzim nuk kanë fare peshë në llogarinë e politikës amerikane!

Hoyt Brian Lee ishte ai që shkatërroi barbarinë e presidentit Ivanov në Shkup, dhe tani pas takimit, në Maqedoni, po shkon gjithçka drejt për shqiptarët.

Amerikanët nuk bisedojnë me barbarët e çadrave: kanë vetëm gjuhën e forcës ndaj tyre. Dhe kështu do të ndodhë edhe të hënën në Tiranë: gjithçka do të shkojë drejt për shqiptarët edhe në Tiranë: njëlloj si në Shkup.

II.

Të korruptuarit e shtetit shqiptar janë të trembur dhe të bashkuar. Por, si rregull, frika ndaj drejtesisë dhe ndëshkimit të çon në krim – kushtu na ka thënë Volteri

Të gjithë ata që zhurmojnë me fjalime të një gjuhe të paformuar si mendim, në Çadrën Sali, janë ata që kanë drejtuar dikur shtetin dhe tani janë të kapur dhe pritet të ndëshkohen nga Reforma; por janë të trembur. A do të shkojnë në krim? E kanë të pamundur – janë përballë politikës aktive amerikane.

Këta abuzues menduan se mund të sundonin me lojë gënjeshtrash, dhe vjedhjeje përgjithmonë në një vend të shpërfillur nga morali qytetar perëndimor në shekuj.

Kanë njëzet vjet që gënjejnë mbi vuajtjen dhe çoroditjen e shqiptarëve, këta të kapur që s’heqin dorë nga krimi.
Por tani janë në hall. Dhe e kanë të pamundur të shpëtojnë.

Fatkeqësia e shqiptarëve ka qënë largimi nga mendimi racional i virtytit dhe moralitetit të shtetit perëndimor. Në Shqipëri, në një shekull kanë drejtuar keqbërësit barbarë.

Koha ndryshoi befas: ne, të mbetur vetëm në historinë tonë të trishtë, nuk shkuam dot në Perëndim, por koha e solli që ne vetë të jemi bërë interesi perëndimor i kohës sonë. Moraliteti dhe shteti i drejtë shqiptar sot janë interesi i Amerikës dhe perëndimit në përgjithësi. Gjithçka tjetër që lidhet ne krimin shtetëror në Shqipëri është e pashpresë.

Të korruptuarit janë naivë: Shqipëria është në NATO dhe ata janë me shenjën e vjedhësit. Me anë të kësaj kuptohet se Gjithçka është mbyllur. Surrender!
Duhet të dorëzohen.

lll.
Të korruptuarit e Tiranës janë në shok mendor: nuk shpëtojnë dot, as me bojkot dhe as me protestë: janë të papranueshëm nga politika e lartë perëndimore, se janë të korruptuar dhe me psikologji barbare kundrejt popullit të vet.
Janë të eliminuar. Koha nuk i pranon më, dhe do të shpronësohen që të gjithë; dhe me të drejtë.

Ka gjithmonë një rregull strikt në historinë e shtetit modern: po nuk u ndëshkuan të korruptuarit, kurrë nuk vendoset moraliteti.

A nuk e patë këtë me krimet e komunizmit? Mosndëshkimi i sekretarëve politikë të komunizmit, solli korrupsionin dhe abuzimin e ri shtetëror në Shqipëri.

lV.
Lufta kundër krimit shtetëror në një shtet joinstitucional si ky yni, është shumë e vështirë.
Ne shqiptarët e kishim dhe e kemi shumë të vështirë ta kryenim vetë këtë, sepse drejtimi i gjatë i padrejtë dhe i pamoralshëm i shtetit, e sjell domosdoshmërisht këtë gjendje shoqërore.

Një shoqëri që nuk e ka njohur vitytin në drejtimin e shtetit, shpërbëhet edhe vetë, sepse bie në amoralitet.
Ja, kjo është gjendja jonë tani.

Paaftësia e shqiptarëve për ta luftuar krimin shtetëror ka arsyen e vet historike, por reforma amerikane në risistemimin demokratik të shoqërisë, ka qenë ajo që ka shpëtuar edhe gjermanët edhe japonezët: ja, njëlloj si edhe ne shqiptarët që po na shpëton në këtë shekull të ri.
Dhe kjo do të kryhet.

 

Etiketa: cadraHoyt Brian LeeSpartak Ngjela
Pas

“Dashnorët e demokracisë”, reagimet masive pro dhe kundër arrestimit të Kastriot Myftarajt

Para

“Po ju them se do të qëndroj këtu, derisa t’ju shoh juve, ty Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi prapa grilave”+

Para
“Po ju them se do të qëndroj këtu, derisa t’ju shoh juve, ty Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi prapa grilave”+

“Po ju them se do të qëndroj këtu, derisa t’ju shoh juve, ty Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi prapa grilave”+

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Tirana dhe Fieri zonat më të prekura

Konflikti në Lindjen e Mesme, paralajmëron kreu i IAEA: Irani mund të rifillojë ndërtimin e një bombe bërthamore brenda pak muajsh

Vala e të nxehtit pushton Evropën/ Alarme të kuqe në disa shtete, temperatura mbi 40°C dhe frikë nga zjarret

Rama ndan pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, i jep ‘frymë’ zhvillimit lokal

U shty të premten, sot përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Tensionet në Beograd, plagosen disa policë dhe dy protestues pas përplasjeve të dhunshme

Përshkallëzimi i tubimeve në Beograd, kryeparlamentarja e Serbisë: Protestuesit po bëjnë thirrje për luftë civile!

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin masiv të shpenzimeve të Trump

“Ktheni pengjet në shtëpi”, Trump kthen vëmendjen te Gaza pas Iranit: Bëni një marrëveshje!

Moti sot/ Diell dhe temperatura mbi 30°C në gjithë vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.