23:24 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Spartak Ngjela: Amerikanët nxjerrin këto ditë të gjitha aferat e Sali Berishës

15:37 | 12/05/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela: Meta vjedh në treg jetën e shqiptarëve. Saliu çmos që gjendja të jetë gjithmonë kjo

”Amerikanët nxjerrin këto ditë të gjitha aferat e Sali Berishës”, kështu lajmëron avokati Spartak Ngjela për ish-kryeministrin e vendit. Si gjithnjë në ”Facebook”, Ngjela njofton për një zhvillim të madh, një ditë para protestës së demokratëve.

”Ndërkombëtarët ia kanë të gjitha faktet në dorë. Por, a do t’i ekspozojnë amerikanët gjithë aferat antikombëtare të Sali Berishës këto ditë? Unë mendoj se Po, do t’ia ekspozojnë opinionit publik shqiptar. Në fakt kjo është kërkesë imediate e aleancës shqiptaro-amerikane si interes. Trazirat e Saliut duan të trembin politikën amerikane që kjo t’i bëjë lëshime: t’i lërë të paprekura paratë dhe plaçkën e vjedhur prej tij dhe familjes së tij.”, shkruan Ngjela.

KOMENTI I PLOTË:  

”E shikoni se çfarë po duan t’i bëjnë vjedhësit Shqipërisë?

Dëshira dhe mundësia është raport i vështirë.

Kurse mundësia lind nga realiteti.

Vjedhësit nuk kanë asnjë mundësi për të krijuar destabilitet, se nuk i lejon ky realitet shqiptar: është në forcë aleanca shqiptaro-amerikane… interes shumë i madh.

l.Çfarë është kjo që shohim si përgatitje?

Është shthurja mendore e frikës së skajshme të Sali Berishës që u ka bërë thirrje përkrahësve ta mbrojnë nga goditja penale.

Po kush është përkrahës?

Të vjedhurit e mjerë janë përkrahës dhe kërkojnë t’i sigurojnë vjedhësit gjënë e vjedhur prej tyre.

A ka shkrimtarë të humorit të zi në Shqipëri sot? Jo nuk ka. Por këtë komedi tragjike do ta shkruajnë – për këtë jam i bindur.

ll.

Po të tjerë përkrahës ka Saliu në këtë ndërrmarrje?

Po; janë vjedhësit bashkëpunëtorë të Saliut që kanë ende shpresë, por janë edhe ata të hordhisë ndihmuese që presin të fitojnë ndonjë gjë nga destabilizimi: domethënë që të vjedhin dyqanet e Tiranës…

Lodhen kot. Asgjë… nuk bëjnë dot gjë: janë të humbur.

Vjedhësit si rregull janë frikacakë. Revoltat e mëdha vinë si pasojë e shkeljes së të drejtave. Të revoltuarit kanë gjithmonë interes të drejtpërdrejtë. “Të revoltuarit e Saliut” janë të tremburit e kapur me vjedhje që duan t’i shpëtojnë ndëshkimit.

E gjithë kjo, të çon në arsyen e asgjësë. Banda Berisha është e pashpresë. Dhe në rrethin e personave që do të goditën, është familja e tij.

Sigurisht, është e kuptueshme se ky është presioni i madh që i bëhet psikikës së tij. Por çdo gabim ka kosto: korrupsioni i paskrupullt Berisha, është kosto e rëndë që Saliu duhet ta paguajë në favor të shqiptarëve.

Nuk shpëtojnë dot. Amerikanët nuk i japin asnjë garanci pos asaj ligjore.

“Duhet të dorëzoni gjënë e vjedhur familjarisht” i kanë thënë Saliut amerikanët këto ditë, pa ia zgjatur.

Vërtet mendon ky qesharak se mund të trembë politikën amerikane me destabilitet të Shqipërisë ? Naivitet fëminor.

lll.

Ndërkombëtarët ia kanë të gjitha faktet në dorë. Por, a do t’i ekspozojnë amerikanët gjithë aferat antikombëtare të Sali Berishës këto ditë?

Unë mendij se Po, do t’ia ekspozojnë opinionit publik shqiptar.

Në fakt kjo është kërkesë imediate e aleancës shqiptaro-amerikane si interes.

Politika amerikane duhet ta bëjë këtë akt që në këto ditë!

Përderisa është e sigurt që i kanë, përse duhet t’i mbajnë?

Tragjedia e vjedhësve do të jetë shumë e prekshme në Shqipëri: askush nuk mund të shpëtojë.

IV.

Trazirat e Saliut duan të trembin politikën amerikane që kjo t’i bëjë lëshime: t’i lërë të paprekura paratë dhe plaçkën e vjedhur prej tij dhe familjes së tij.

Asgjë. Saliu është pushtuar nga hiçi psikologjik vetjak: askush nuk ka shpëtuar ndonjëherë me anë të “forcës ” së këtij hiçi. Askush dhe askurrë… Të gjithë historikisht kanë rënë në humnerën që vetë e kanë ndjellur.

Shqipëria dhe shqiptarët sot janë më të sigurt se kurrë.” (V.G/SHUPLAKA)

Spartak Ngjela

 

Etiketa: aferaamerikanetberishaNgjelaSali BerishaSpartak Ngjela
Pas

Ermal Mamaqi “ha” Sinan Hoxhën, më pas bën FOTO me Seldin

Para

Gati për transport droge, kapet në Vlorë gomonia 10 metra, mësohet kujt i përket

Para
Gati për transport droge, kapet në Vlorë gomonia 10 metra, mësohet kujt i përket

Gati për transport droge, kapet në Vlorë gomonia 10 metra, mësohet kujt i përket

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.