22:05 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Amerikanët ”zbarkojnë” në Tiranë/ A do të negociojnë për zgjidhjen e krizës?!

11:03 | 28/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Amerikanët ”zbarkojnë” në Tiranë/ A do të negociojnë për zgjidhjen e krizës?!

Një delegacion i Kongresit Amerikan ka zbarkuar sot në Tiranë, dhe po zhvillon takime me krerët më të lartë të shtetit. Delegacioni që shoqërohet dhe nga zv.ambasadorja amerikane Leyla Moses One, është pritur në takim nga presidenti Meta, kryeministri Rama, dhe pas mesdite do të ketë takime dhe me Gramoz Ruçin, si dhe me krerët e opozitës.

Në fokus të takimit, sipas zyrës së shtypit të presidentit Meta, ka qenë dhe situata politike në vend, si dhe zbatimi i menjëheshëm i Reformës në Drejtësi, në mënyrë që vendi të kthehet në shinat kushtetuese. Ky delegacion kryesohet nga Damon Wilson, ndërsa nuk dihet nëse amerikanët do të marrin rolin e negociatorëve për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Njoftimi i presidencës për takimin:

Presidenti Meta priti një delegacion të stafeve drejtuese të Senatit e Kongresit Amerikan dhe Këshillit të Atlantikut

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti sot një delegacion me përfaqësues të stafeve drejtues të Senatit e Kongresit Amerikan, si dhe të Këshillit të Atlantikut me qendër në Uashington DC, të kryesuar nga z.Damon Wilson.

Presidenti Meta njohu delegacionin mbi zhvillimet dhe sfidat në rajon, prioritetet e Shqipërisë në kontekstin e integrimit europian, si edhe me domosdoshmërinë e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA.

Zhvillimet e brendshme politike, zgjidhja sa më e shpejtë e krizës aktuale dhe nevoja për reflektim të menjëhershëm, zbatimi e implementimi i reformës në drejtësi mbështetur në shinat kushtetuese, hedhja e hapave të nevojshme drejt integrimit në BE dhe roli i rëndësishëm i Shqipërisë në rajon si faktor kyç për stabilitetin, ishin temat kryesore të diskutimit.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: amerikanet zbarkojne ne tiranedelegacioni amerikan ne tiranekriza politike
Pas

Lista zyrtare e Shqipërisë, Reja rikthehen “problematikët e Panuccit”, dy mungesa “big”

Para

E FUNDIT/ Plagosi për vetëmbrojtje 27-vjeçarin, vetëdorëzohet nënkomisari i policisë (Foto+Emri)

Para
E FUNDIT/ Plagosi për vetëmbrojtje 27-vjeçarin, vetëdorëzohet nënkomisari i policisë (Foto+Emri)

E FUNDIT/ Plagosi për vetëmbrojtje 27-vjeçarin, vetëdorëzohet nënkomisari i policisë (Foto+Emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën

Italia në alarm, zgjebja po përhapet me shpejtësi, rastet u shtuan me 750% në tre vjet

Tragjedia ajrore/ Avioni i Air India ra mbi një qendër studentore, shkon mbi 300 numri i viktimave (nacionalitetet)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.