Një shtetas amerikan është gjetur i pajetë mesditën e sotme në apartamentin e tij në qytetin e Sarnadës.
Mësohet se prej tri vitesh, ai jetonte i vetëm në një apartament me qira, në Lagjen nr.1 të qytetit.
Rasti është zbuluar pasi prej tri ditësh, 70-vjeçari emri itë cilit nuk dihet, nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij dhe kjo ka shtuar dyshimet. Miku i tij ka njoftuar Policinë e cila bashkë me shërbimin zjarrfikës dhe mjekët u futën në apartament, ku e kanë gjetur të pajetë në shtratin e tij 70 -vjeçarin.
Truoi i pajetë është nisur drejt Tiranës për ekspertizë mjeko–ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes ndërsa janë vënë re shenja dhune.
Nga ana tjetër në banesë ku jetonte nuk është parë ndonjë shenja e dyshimtë që të bën të mendosh për ndonjë akt kriminal.
Mbetet e paqartë se si ka ndodhur ngjarja si dhe shkaqet e rrethanat e saj.