15:07 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Amerikani që vrau babanë e tij dhe tregoi kokën në YouTube dënohet me burgim të përjetshëm

07:40 | 15/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Amerikani që vrau babanë e tij dhe tregoi kokën në YouTube dënohet me burgim të përjetshëm

Një burrë nga Pensilvania, i cili qëlloi për vdekje të atin, një punonjës federal dhe pasi i preu kokën e tregoi në një video online ku bënte thirrje për ekzekutimin e punonjësve të tjerë qeveritarë, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Justin Monn, 33 vjeç, u dënua të premten pas një gjyqi pesë-ditor. Ai u shpall fajtor për akuza për vrasje dhe terrorizëm.

Është hera e parë që dikush në Pensilvani dënohet sipas ligjit të shtetit për terrorizmin.

Vendimtare për dënimin ishte një video 15-minutëshe e postuar në YouTube pas vrasjes së 68-vjeçarit Michael Monn, i cili punonte për Korpusin e Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane.

Në të, djali i tij nxirrte teori konspiracioni të krahut të djathtë, bënte thirrje që policët të torturonin dhe ekzekutonin kolegët e babait të tij dhe dënonte imigracionin, personat LGBTQ+, lëvizjen Black Lives Matter dhe aktivistët antifashistë. Duke mbajtur lart një qese plastike që përmbante kokën e babait të tij, ai tha: “Kjo është koka e Mike Monn, një punonjës federal për 20 vjet dhe babai im. Tani ai është në ferr ku do të kalojë përjetësinë si tradhtar i vendit të tij.” YouTube e hoqi videon pasi kishte mbledhur rreth 5,000 shikime brenda pak orësh.

Vrasja ndodhi më 30 janar 2024. Gruaja e Michael Mone e gjeti atë të prerë në banjo, me një hanxhar dhe një thikë të madhe pranë. Një autopsi tregoi se ai ishte qëlluar para se t’i pritej koka.

Djali thuhet se kishte një marrëdhënie normale me të atin, por kishte luftuar për të mbajtur punën e tij pas diplomimit nga Penn State, diçka që ai ia hidhte fajin qeverisë federale dhe sistemit arsimor.

Në gjyq ai pranoi se e kishte vrarë të atin, por pretendimet e tij u hodhën poshtë nga prokurori si “absurde të plota dhe absolute”.

Pas

Ulet norma tavan e interesit për kreditë e vogla konsumatore në 62.2%

Para

‘Paqe ose sanksione’, Trump vendos ultimatum 50-ditor për Putinin, masa edhe kundër shteteve që bashkëpunojnë me Rusinë

Para
‘Paqe ose sanksione’, Trump vendos ultimatum 50-ditor për Putinin, masa edhe kundër shteteve që bashkëpunojnë me Rusinë

‘Paqe ose sanksione’, Trump vendos ultimatum 50-ditor për Putinin, masa edhe kundër shteteve që bashkëpunojnë me Rusinë

 



Të Fundit

Lirohen nga qelia dy vëllezërit e arrestuar për produktet e skaduara, do hetohen në “arrest shtëpie”

SHBA: Nuk mbajmë përgjegjësi për sulmet e Izraelit në Siri

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama i përgjigjet komentuesit: Ishte baza e shqetësimit të qytetarëve, Tiranës i mungon drejtimi

Nën hetim dy persona që parkuan makinën dysh në Tiranë, aplikohet për herë të parë neni 293

Bashkitë kanë 33 mln euro borxhe, duhet t’i shlyejnë brenda 12 muajve

I dënuar me burg për vjedhje me anë të mashtrimit, kapet në Morinë 35-vjeçari turk, po tentonte të hynte në Shqipëri

Beduinët evakuohen nga provinca me shumicë druze në Siri

Milan, Tomori zbulon objektivat e skuadrës: Të rikthejmë ekipin aty ku i takon

Vrasja e 27-vjeçarit në Kosovë, rikthehet për rigjykim rasti i policëve të përfshirë në ngjarjen tragjike

Deputetja Albana Vokshi shpallet e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.