Pavarësisht se masat ndaj pándemisë vijojnë të mbeten në fuqi, amerikanët kanë harruar që vendi i tyre është mbërthyer nga korónavirusi dhe s’kanë pyetur fare për to. Ditën e sotme po bëjnë xhiron e mediave të huaja pamjet nga një festë në pishinë, në Misuri.
Kryebashkiaku i vendit, John Olivarri u shpreh i shqetësuar pasi pa këto pamje. “Shqetësimi im është për punëtorët tanë dhe për njerëzit që janë duke krijuar një pr óblem shëndetësor për komunitetin. Por nuk ka asnjë mënyrë për ta kontrolluar atë”, tha Olivarri.
Task-forca korónavirus e Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se tubimet publike nuk duhet të kalojnë 10 persona teksa shtetet vazhdojnë të rihapen. Maska rekomandohet gjithashtu në publik dhe njerëzit duhet të mbajnë 6 metra distancë nga njëri-tjetri. Deri më tani Misuri ka raportuar të paktën 11,752 të infektuar me korónavirus dhe 676 vik.tima.