08:45 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

AMF-ja vihet në pozitë për sigurimin me detyrim, Përfaqësuesit: ”Çdo nismë do propozohet në transparencë të plotë”, Manjani: Lajm i mirë tërheqja!

10:18 | 03/10/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
AMF-ja vihet në pozitë për sigurimin me detyrim, Përfaqësuesit: ”Çdo nismë do propozohet në transparencë të plotë”, Manjani: Lajm i mirë tërheqja!

Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë dhe njëkohësisht jurist ngriti dje shqetësimin e sigurimit të detyrueshëm, duke detyruar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare të japë shpjegime për sigurimin e pasurive të patundshme në fatkeqësitë natyrore.

”Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nisur nga disa raportime në media ditët e fundit, sqaron se drafti teknik “Për sigurimin nga katastrofat” është hartuar nga Banka Botërore dhe është depozituar në Autoritet në tetor 2015. Materiali është pjesë e një nisme të Bankës Botërore, e cila përfshin edhe vende të tjera të rajonit të cilat vitet e fundit janë prekur shpesh nga fatkeqësi natyrore, sidomos nga përmbytjet. Materiali teknik i sjellë nga ekspertët e Bankës Botërore është përcjellë edhe tek agjencitë e tjera shtetërore që kanë objekt të punës së tyre ngjarjet nga fatkeqësitë natyrore. ”, reagon AMF.

Sipas këtij institucioni që prej fillimit të vitit 2016, nuk ka zhvillime të reja lidhur me këtë draft teknik dhe rekomandimet e dhëna nga ekspertët e Bankës Botërore.

”AMF thekson se çdo nismë ligjore që do të propozohet nga Autoriteti, do të bëhet në transparencë të plotë, me të gjithë grupet e interesit duke pasur në vëmendje mbrojtjen e të gjitha interesave të qytetarëve. Kjo u theksua edhe në konferencën për shtyp të datës 26 shtator 2017, nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Z. Ervin Koçi. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Z. Koçi u shpreh për problematikat e lidhura me ngjarjet natyrore si përmbytje apo tërmete që kanë goditur jo vetëm Shqipërinë por edhe vendet e rajonit, dhe theksoi se “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur vendosim në ligj detyrimin nga qytetarët, sepse shërbimi duhet t’i përgjigjet nivelit të detyrimit, që duhet të paguaj çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë”.”, komenton më tej në deklaratë AMF-ja.

Të gjithë këtë reagim Manjani e quan një lajm të mirë, duke shtuar: ”AMF do kishte bërë mirë të publikonte Projektin, që të mos komentonim mbi lajmet por mbi projektin konkret, i cili duhet të jetë pro “rrjepjes”…Sidoqoftë shumë mirë që biem dakort në parim që sigurimi është vullnetar. Tani pyetja e fundit që kam: nëse biem dakort që sigurimi është vullentar, përse duhet ky ligji?! Ligj ka plot…Nejse, të presim e të shohim!Tërheqja është lajm i mirë. ”

Aktualisht, Ligji nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” u jep mundësinë qytetarëve që të sigurohen nga zjarri dhe forcat e natyrës në mënyrë vullnetare. (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: AMFmanjanisigurim me detyrimsigurim pasurieylli manjani
Pas

Jo më kot grushtoi në shenjë, deputeti Krasniqi dikur ka qenë boksier (DETAJET)

Para

Dhunoi vëllain në sy të fëmijëve, arrestohet 35-vjeçari në Lushnje

Para
Pse e mbajti të fshehtë policia ? Si u sulmua me armë patrulla e Komisariatit nr.6 në Tiranë

Dhunoi vëllain në sy të fëmijëve, arrestohet 35-vjeçari në Lushnje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijon maratona/ Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24-t konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.