E bën sërish, Ermal Mamaqi ka lëshuar një koment pikant në drejtim të bashkëshortes së tij.
Ami kishte postuar një foto ku ishte konsumuar një mëngjes të vonë në oborrin e shtëpisë së tyre, mirëpo Ermalit si shkuan aspak sytë te ushqimi i shëndetëshëm.
Një tas plot fruta, disa biskota nuk i bën aspak përshtypje atij më shumë sesa një pjesë shumë e vogël e këmbës së Amit që ishte ekspozuar në foto.
”Kujdes içik aty ti zonjë se të ka dalë shala”, shkruan Ermali në koment, që me siguri do të ketë shkaktuar mjaft të qeshura. Tek e fundit gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi!
(E.K/SHUPLAKA)