Napoli është rikthyer tek fitorja këtë të shtunë në Serie A. Të kaltrit mposhtën në “Maradona Stadium”, Salernitanën e fundit të renditjes me rezultatin 2-1. Heroi i napoletanëve ishte mbrojtësi dardan Amir Rrahmani.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me ish-interistin Antoinio Candreva në të 29-ën. Por në fund të pjesës së parë, ishte një ish-zikaltër tjetër që barazoi, Antonio Politanom duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në baraspeshë.
Pjesa e dytë foli për Napolin që ishte dëshpërimisht në kërkim të golit të avantazhit. Dhe pas shumë përpjekjesh e gjetën me Amir Rrahmanin në minutën e 96′.
Kjo fitore e ngjit Napolin në vendin e gjashtë, megjithatë duhet të pres ndeshjet e Atalantës dhe Lazios.
Discussion about this post