16:12 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Amnesty International “nxjerr të palarat” e Shqipërisë, nga dëbimet e romëve, azilkërkuesit, zhdukjet, keqtrajtimet në burgje dhe jetimore

08:54 | 22/02/2017
në Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Amnesty International “nxjerr të palarat” e Shqipërisë, nga dëbimet e romëve, azilkërkuesit, zhdukjet, keqtrajtimet në burgje dhe jetimore

Në raportin e publikuar së fundmi nga “Amnisty International” renditen një sërë faktesh shqetësuese për Shqipërinë. Vendin ynë renditet në vendin e 62 në raportin për Të Drejtat e Njeriut për vitin 2016-2017.

Që në krye “AI” ndalet tek komunitetet rome dhe egjiptiane, kushtet e këqija në të cilat ato jetojnë  dhe dëbimi i tyre me forcë nga banesat tek Bregu i Lumit, duke “kryqëzuar” kështu Veliaj.

“Në qershor, autoritetet lokale në Tiranë kërcënuan për të nxjerrë me forcë mbi 80 familje – kryesisht rome dhe egjiptiane – që jetojnë në zonën e Bregu i Lumit, një zonë në rrezik për t’u përmbytur nga lumi i Tiranës. Autoritetet nuk arritën të siguronin konsultim të vërtetë dhe strehim alternativ. Pas ndërhyrjes së aktivistëve të strehimit dhe Avokatit të Popullit të Shqipërisë, dëbimet janë shtyrë përkohësisht në fund të shtatorit. Si pjesë e “planit të ndërhyrjes”, të propozuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, familjet u është dhënë mundësia për zhvendosjen e tyre.”, citohet në raport.

“Zhdukjet” është një tjetër çështje ku ndalet “Amnesty International” sa i takon Shqipërisë, ku përmendin konkretisht e Remzi Hoxhës. Sa i përket zhdukjes dhe vrasjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas pas më shumë se 20 vitesh, “AI” shprehet se zbardhja e ngjarjes nuk ka pasur progres.

“Sistemi i drejtësisë” një tjetër pikë e nxehtë ku ndalet “Amnesty International”: “Në qershor, një gjykatë pezulloi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për abuzim me pushtetin dhe pjesëmarrje në vendosjen  e pajisjeve përgjuese në komisariatet e Policisë. Në përgjigje, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme akuzuan gjyqtarin se po i shërbente opozitës duke minuar pavarësinë e gjyqësorit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbeti i pezulluar deri në fund të vitit.” 

“AI” ngre edhe shqetësimin  për numrin e madh të azilkërkuesve shqiptarë, çështje për të cilën shprehet se “rreth 20,000 shqiptarë aplikuan për azil në vendet e BE-së, shumica e tyre në Gjermani, por pjesa më e madhe u refuzuan.

Keqtrajtimet në burgje, kushtet e këqija, cenimi i Të drejtave të Fëmijëve, janë të tjera çështje që përbëjnë raportin e “Amnesty International” për Shqipërinë.

“Në mars, Komiteti Europian për Parandalimin e Torturës (KPT) ka shprehur shqetësime lidhur me kushtet e paraburgimit në Shqipëri. KPT-ja dokumentuar raporte të shumta nga të paraburgosurit – duke përfshirë të mitur – për keqtrajtim nga punonjësit e policisë, në disa raste në arritje të torturës. U mungon përparimi në kujdesin shëndetësor, aktivitetet dhe kujdesi i specializuar me kusht për të burgosurit.

Në maj, tortura apo keqtrajtime të tjera të fëmijëve, përfshirë abuzimin seksual të vajzave, u raportuan në një jetimore në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar një skandal kombëtar, pasi Prokurori i rrethit zbuloi shkallën e abuzimit. Pesë persona, duke përfshirë edhe ish-drejtorin i jetimores, u arrestuan.”, përmbyllet raporti. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Amnesty Internationalraportshqiperiate drejtat e njeriut
Pas

Çfarë po ndodh me pamjen e Aurela Hoxhës? FOTO që zor ta njihni

Para

Refuzoi t’i bindej policisë, arrestohet 37-vjeçari me mallra kontrabandë në Morinë

Para
Në pikën doganore të Morinës, fluks i madh qytetarësh

Refuzoi t’i bindej policisë, arrestohet 37-vjeçari me mallra kontrabandë në Morinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bashkia Krujë/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive.

SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin Jurgis Çyrbja, akuzohet zyrtarisht edhe për korrupsion në zgjedhje

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Tedi Blushi kërkon transparencë për ndërtimet pa leje në Tiranë: Pse shembni bujtinat në Theth dhe jo kullat në kryeqytet?

Blerja e votave me fondet për bujqësinë/ Berisha: Ja skema si u shpërndanë 44 milionë euro në kohë zgjedhore

Berisha akuza Ballukut, Maznikut, Denajt e Ibrahimajt: Përdorën 250 mln euro të bujqësisë për të blerë vota

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.