305 të burgosur të burgut të Fushë-Krujës kanë nënshkruar peticion për përfitimin e amnistise dhe ia kanë dërguar presidentit, kryeministrit dhe opozitës.
Rudens Mjeri një nga të burgosurit tha që kemi kërkuar 3 vjet amnsiti dhe se me ndrrimin e gjyqtareve dosjet e tyre nuk rishihen, por vetëm mund të përfitojnë nga amnistia.
Sipas tij ishin të parët në listën e përfitimit të amnistisë ndërkohë që nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet. Kanë 1 javë që e kanë nënshkruar peticionin dhe nuk kanë marrë përgjigje ende. Të dënuarit që kanë nënshkruar peticionin të dënuar për plagosje, tentative vrasje etj.
Discussion about this post