16:30 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

“Amnistia”, cilët janë 20 subjektet që përfitojnë nga fshirja e detyrimeve në dogana

18:47 | 11/08/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
“Amnistia”, cilët janë 20 subjektet që përfitojnë nga fshirja e detyrimeve në dogana

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka publikuar një listë prej 20 subjektesh, të cilat përfitojnë nga ligji i fshirjes  i marsit të këtij viti për shuarjen e detyrimeve tatimore të pagueshme në doganë.

Doganat njoftuan se lista do të përditësohet çdo muaj me emrat që dalin nga lista e borxhlinjve.

Ligji i fshirjes përcaktoi si  “Detyrime të pagueshme në doganë” detyrime të papaguara që kanë

subjektet ndaj autoritetit doganor, përkatësisht taksa doganore, TVSH-ja, akciza, renta, taksa e ambalazhit, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit, gjoba, kamatëvonesa, interesat kompensuese.

Sipas ligjit,  “Detyrime tatimore të evidentuara në llogarinë e subjektit” janë dënimet administrative të konstatuara nëpërmjet akt-konstatimit deri në datën 31.12.2016.

“Detyrime tatimore të regjistruara në llogarinë e subjektit” janë detyrime, njoftim vlerësimi për të cilat është lëshuar deri në datën 31.12.2016.

Nga përcaktimet e parashikuara në ligjin e faljes përfitojnë:

  1. a) subjektet e regjistruara në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistruar për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore, sipas neneve 5, 6, 7 dhe 11 të këtij ligji;
  2. b) subjektet debitore ndaj administratës doganore për detyrime sipas neneve 9, 10 dhe 11 të këtij ligji;
  3. c) subjektet pronare të mjeteve të transportit, siç përcaktohet në nenin 12 të këtij ligji.

Detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate nga data 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2014, fshihen/shuhen, me kusht që brenda  datës 31.12.2017 të paguhet i plotë detyrimi i pagueshëm në doganë, pa përfshirë gjobat, kamatëvonesat dhe interesat kompensues

Detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara për shkelje të regjimit të lejimit të përkohshëm për automjetet, nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate, nga data 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2016, fshihen/shuhen, me kusht që brenda datës 31.12.2017 të paguhet i plotë detyrimi i pagueshëm në doganë, pa përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat./Monitor

Etiketa: amnistia
Pas

Greqi/ Kapen dy tonë hashash në jaht, arrestohet shqiptari dhe italiani (FOTOT)

Para

Stadiumi i ri i Partizanit merr formë (FOTOT)

Para
Stadiumi i ri i Partizanit merr formë (FOTOT)

Stadiumi i ri i Partizanit merr formë (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.