Rreth 200 të burgosur në burgun e Reçit i kanë dërguar një peticion deputetëve të parlamentit shqiptar, kryesisht atyre të opozitës. Ato i kërkojnë miratimin e amnistisë penale. Përfaqësuesi i tyre, avokati Anton Kosteri, kërkoi që të lihet pas çdo lloj ndasie politike dhe deputetët ta votojnë në Parlament.
Kosteri tha se ato deputetë që e votojnë këtë ligj do fitojnë jo vetëm preferencën apo simpatinë e të burgosurve, por të gjithë popullit shqiptar. Ndwr të tjera, Kosteri i kërkoi deputetwve të tregohen të përgjegjshëm dhe ta votojnë këtë ligj.
Në peticionin e tyre, të burgosurit kërkojnë që amnistia të përfshijë uljen e dënimit minimalisht me 2 vite dhe i dënuari të konsiderohet personi që vendimi ka marrë formë të prerë deri në ditën që hyn në fuqi ligji për amnistinë.