AMT ka dorëzuar pranë SPAK një tjetër kallëzim drejtuar kryeministri Edi Rama, kryebashkiakut Erjon Veliaj, ministrit të brendshëm Sandër LLeshaj, drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, nënkryetarit të Bashkisë Arbjan Mazniku, kryetari të Këshillit Bashkiak Toni Gogu, Alban Dokushi, Taulant Tusha, Erind Bejko, Jonida Halili, Julinda Dhame, Ditjon Baboçi, Dhimitraq Furrxhi, Frida Pashako, Berta Piro, Laura Deliu, Elena Jaupaj, Jetmir Hasa disa me cilësinë nënpunëse civilë pranë Bashkisë Tiranë, dhe inistiatorë dhe propoziues të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental. Gjithashtu kallëzimi u drejtohet Dallëndyshe Bicit, kryeinspektoriate e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiakë që kanë votuar dhe firmosur për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Ekperimental dhe Ing. Agron Hysenlliu, ing. Afrim Cenga. ing. Artur Hasantare, ing. Olsi Nunaj, ing. Elbarina Nunaj në cilësinë e funksionarëve të Institutit të Ndërtimit. Dhe çdo person i pa identifikuar më sipër për veprimet ose mosveprimet që ka përgjegjësi penale për shembejn e Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental.
AMT me anë të këtij kallëzimi kërkon fillimin e ndjekjes penale për persona e mësipërm, për veprën penale të “Shkatërrimit të Pronës”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të forta”, “Shkatërrimi i veprave kulturore”, “shpërdorimi i detyrës”etj
“Ne kemi marrë një shkresë nga prokuroria e posaçme para pak ditësh për dy kallzimet e para kallzimi për veprën penale shpërdorim detyre të kryetari të bashkise dhe për veprën penale korrupsion të kryetari të bashkisë në basghkpunim me Arbjan Maznikun., jan ë bashkuar të dyja dosjet dhe kan filluar hetimet dhe jemi shpres plotqë që paku do e zbatoj detyrën.” u shpreh Kalaja.
Ndërsa regjisori Budina tha se policia e e ministrisë së brendhsme është thyer në hajdute.
“ Të ardhët pas qafe kemi ne një shprehje, të gjithëve eatye që kanë bërë këtë krim mostruoz.
Policia e ministrisë së brendshme është kthyer në një polici hajdute edhe objektet tona personale janë vjedhur atë natë dhe asgjë nuk kanë kthyer. Ata të gjitha i shkatërruan aty, biçikletat tona janë gjetur të shiitura në tregjet e Tiranës.
Përderisa jemi këtu ne besojmë, por do të isha i lumtur që SPAK t’i kishte filluar vetë hetimet, por jemi besim plot, sepse pjestarët e SPAK e kanë kaluar vettingun. Ne do të vazhdojmë me kallëzimet me të tjerë njerëz edhe protestat po vazhdojnë në çdo rreth të Shqipërisë” u shpreh regjisori.
Discussion about this post