Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka vijuar me turin e takimeve në kuadër të peticionit për mbledhjen e firmave që të ringrihet Teatrit ashtu siç ishte. Pas Kukësit, Shkodrës dhe Matit dhe Lezhës, destinacioni i radhës është Lushnja.
Qytetarët janë mbledhur para qendrës së artit “Vaçe Zela” në qendër të qytetit të Lushnjes. Kanë nisur të merren firmat e qytetarëve ndërkohë që vihen re qartë pankartat e krijuara.
Një prej tyre mban fotografinë e Ramës nën logon e virusit Cóvid-19 dhe shkruan: “Për ju është pándemi, për ne është panhajni”. Ndërkohë, në përfundim të mbledhjes së firmave, Aleanca për Teatrin ka paralajmëruar se do të mbajë protestë madhështore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.(A.M/Faxweb.al)