Në emisionin “Why Not”, në TV Ora ka qenë e ftuar shoqja e Roza Latit dhe aktorja e njohur Ana Lika. Ato kanë treguar një histori mjaft interesante që kanë kaluar gjatë xhirimeve të “Bukë me vete” në Jug.
Roza Lati tregon se fjeti në një dhomë me Anën dhe asistenten e saj Kenën. Kur zgjohet në mëngjes Ana ishte me nerva dhe tha se nuk ishte për xhirime, pasi sicc kishte treguar ajo një vajzë i kishte bërë bllok në telefon.
“Nuk dal dot para kamerës të bëj me qesh sepse më ka njëra ca lekë borxh, më ka bërë bllok në telefon, dhe deri në viber që nuk kam fare”.
Ana vazhdon të tregojë pjesën tjetër të historisë se çfarë kishte ndodhur atë ditë, ku më pas e kishte telefonuar borxhlijen me 25 numrat e televizionit ku do të tranmetohej emisioni.
“Mori Ana telefonin tim, dhe ajo e bëri sërish bllok, mori më pas dhe telefonin e asistentes”.