21:30 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Analistët ngrenë “murin”, pro dhe kundër/ Si u komentua protesta e Kukësit

18:21 | 02/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Analistët ngrenë “murin”, pro dhe kundër/ Si u komentua protesta e Kukësit

Protesta e të shtunës në Rrugën e Kombit është padyshim ngjarja më e ndjekur ditët e fundit.

Ndonëse jo në panelet e diskutimit ende nuk është çelur debati për tarifën e vendosur nga qeveria, në portale tashmë kanë bërë xhiro qëndrimet e disa prej personazheve më të ndjekur në median shqiptare.

Disa pro e disa kundër… Faxweb.al sjell disa nga argumentet më të lakuara të ditëve të fundit.

“Hip se të vrava, zbrit se të vrava”.

Kështu, Skënder Minxhozi në një opinion të publikuar tek portali Javanews.al shkruan se Rama ka gabuar duke qenë i vonuar me sqarimin e tij për arsyet që çuan në vendosjen e tarifës.

Për Minxhozin, rrugë të tilla nuk mund të mirëmbahen pa u vendosur një tarifë.

“Në këto kushte është e qartë se ky projekt prej një miliard eurosh, rrezikon të çojë dëm edhe koston që u përdor për ta ndërtuar, ndërkohë që politika në Tiranë luan lojën e pështirë të tipit “hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Rrugë të përmasave si kjo e Kombit pa pagesë nuk ka, edhe Berisha, edhe Rama, edhe Basha e dinë mirë këtë detaj. Mungesa e sinqeritetit në këtë pikë është shkak madhor i tensionit dhe reagimit popullor.”shkruan analisti.

Më tej, analisti argumenton se nga protesta për armët kimike të Asadit, Rama duhet të nxirrte një mësim:”Sqarimin e qytetarëve”.

Sipas tij, është ky problemi kryesor që detyron qeverinë shqiptare të ngjallë kaq shumë reagime.

“Shumëkush e kujton sesi pasi ne vërshuam në rrugë për t’i thënë jo helmeve të Asadit, Italia i mori stokun e tyre në Jug të gadishullit Apenin dhe nisi t’i zbërthejë pa asnjë reagim popullor. Kryeministri shqiptar duhet të mësojë nga ai leksion i hidhur moskomunikimi me shqiptarët. Tarifat e një rruge thellësisht strategjike e me impakt ekonomik për Shqipërinë dhe Kosovën, e cila ka kushtuar më shumë se asgjë e ndërtuar në historinë e shtetit shqiptar, nuk mund dhe nuk duhej të ishin një akt banal burokratik.”përfundon Minxhozi.

“Lëre biznesmenin, merru me politikanin”

Krejt i kundërt dhe i ashpër është Andi Bushati.

Pak ditë më parë Bushati shkruante se Rama nuk është ai politikani i fortë që jemi mësuar të shohim, pasi sipas tij në momentin kur qytetarë shqiptarë dalin e kërkojnë të drejtat e tyre pa kompromise, ky i fundit tërhiqet.

Në shkrimin e tij të fundit tek Lapsi.al, Bushati ndalet tek reagimet e fundit të grupeve të ndryshme, që e shohin protestën e Kukësit si sulm ndaj sipërmarrjes.


I qartë dhe i prerë, Bushati thotë se asnjë shqiptar deri më sot nuk ka dalë të shpifë asnjë biznesi. Sipas tij, të vetmet emra biznesesh që përmenden, janë ata që përfitojnë para publike.

Duke i etiketuar si “sharlatanë” të gjithë ata që paguhen nga Rama për të mbrojtur këtë tezë Bushati shkruan:

“Kritikat publike të artikuluara prej kohësh nuk janë bërë kurrë për ato biznese që thjeshtë kanë parë punën e tyre. Në të kundërt në syrin e ciklonit kanë qenë të tjerë, ata që përfitojnë nga paratë publike. Ata që marrin trojet abuzive të ndërtimit, ata që zhvasin me koncesionet absurde, ata që janë futur në skemat kriminale të PPP dhe japin oferta të pakërkuara për projektin 1 miliardë euro. Në këtë kategori hyjnë edhe ata oligarkë që ndryshojnë ligjet në favor të tyre, që komandojnë qeveritë që të ulë tarifat dhe taksat për bizneset e tyre, që paguajnë me para në dorë për të krijuar pabarazi në treg.

Të përdorësh logjikën “lëre biznesmenin, merru me politikanin” është njësoj sikur në 21 janar të thoshe mos u merr me gardistët, po me kryeministrin. Natyrisht, ky konkluzion nuk ka vlerë për sharlatanët që paguhen me para në dorë nga përfituesit e pushtetit të Ramës, por ai mund të jetë pjesë e një debati serioz me ata idhtarë fanatikë të tregut, që në emër të bindjeve të tyre, fusin në të njëtin thes biznesmenët e ndershëm bashkë me ata që shërbejnë si ingranazhe të një mkanizmi kriminal.”

“Kur mbaron fjala, fillon palla”

Analisti Fatos Lubonja, në një shkrim tek “Panorama”, nuk është ndalur tek çështja e sipërmarrjes dhe ndikimit që mund të ketë tek ata kjo protestë, por tek shqiptarët dhe banorët e Kukësit.

Duke i quajtur të gjithë shqiptarët “kuksianë”, Lubonja thotë se protesta ishte një revoltë e përgjithshme e njerëzve që dhunohen përditë nga qeveria, me rritje taksash, dhunim të pronës private e publike e të tjera abuzime.

“Dhe së fundi çfarë u mbetet njerëzve të bëjnë kur shohin se kryeministri nuk mjaftohet me këto, por, duke pasur në dorë të gjitha instrumentet e shtetit që punojnë për të dhe oligarkët jo për njerëzit, edhe i poshtëron duke i quajtur “dele” e njerëz të tredhur? “Kur mbaron fjala, gjykon palla.”

Dihet se pasojat e dhunës janë gjithmonë të rrezikshme sepse dhuna pjell dhunë, por për gjithë sa thashë më lart përgjegjës për dhunën e kuksianëve është dhuna kryeministrore dhe ajo e oligarkëve bashkëpunëtorë të tij, dhuna strukturore e një regjimi fashistoid që ka kohë që po u merr frymën njerëzve. Përgjigja e kuksianëve si e shqiptarëve më të goditur nga taksa grabitqare e Rrugës së Kombit është edhe përgjigja jonë e munguar për grabitjet që po na bëhen përditë.”-shkruan Lubonja.

Nuk është mëkat po u rishikua kontrata

Ndërsa Mero Baze, në opinionin e tij tek gazeta “Tema”, shkruan se është në të drejtën e çdo shqiptari të protestojë.

Sipas tij, problemi me Rrugën e Kombit, nuk është tek tarifa e vendosur për kalimin, por që në nisje të saj.


Baze shkruan se protestuesit nuk duhen parë si vandalë apo kriminelë, por si të keqpërdorur.

Duke i krahasuar me protestuesit e Xhaferit, Sudes, Vebiut më 1997, Baze thotë se zgjidhja mund të jetë rishikimi i kontratës për të patur një ulje çmimesh për tarifat e aplikuara.

“Nuk mendoj që protesta duhet marrë aq seriozisht sa po merret. Nuk është mëkat as të rishikohet kontrata për të nisur me çmime më të ulëta dhe për t’u rritur vit pas viti paralelisht me investimet që bëhen. Por ngazëllimi i opozitës nga dhuna tregon se ajo ka nevojë të ndihet e fortë, kur në krye të saj dalin qytetarët e dëshpëruar dhe e udhëheqin atë. Në fakt, ky vend ka nevojë që në krye të ketë një opozitë që rrit shpresën e njerëzve, jo një opozitë që e udhëheqin turmat. Ato nuk të çojnë askund, përveç gërmadhave.”-shkruan Baze.

Bojkot produkteve të oligarkëve

Krejt radikal është gazetari Andi Bejtja, që në një reagim të tijin propozon që shqiptarët të refuzojnë të gjitha produktet e ‘oligarkëve’ në treg.

Bejtja njofton se këtë nismë e ka ndërmarrë vetë i pari, për t’jua propozuar më pas shqiptarëve. Sipas tij, për të bërë diçka në këtë vend, oligarkët duhen bojkotuar.

“Dita e djeshme na e dha një leksion dhe na e hapi një portë. Mund të fillosh të protestosh dhe pa shishe benzine në xhep.
Vër në kokën tënde listën e atyre që i gjykon si oligarkë, e ke shumë të lehtë, dhe fillo bojkoto çdo shërbim që ata ofrojnë: që nga nafta, apartamentet, e deri te pampersat e fëmijëve.
Kështu do ndjeni që po bëni diçka për këtë vend, do ndjeheni më të liruar dhe me më energji. Në këtë mënyrë dhe ata që do vinë nesër do jenë më të mirë se këta që janë sot dhe Shqipëria do jetë një vend me shumë perspektivë.”-shkruan Bejtja.

Rama ka filluar t’i thërrasë mendjes

Analisti Mustafa Nano, në shkrimin e tij tek “Mapo” nuk është ndalur tek çështjet e ‘nxehta’ të cilat zgjedh ti komentojë hera-herës, por tek debati për Rrugën e Kombit.

Nano thotë se zgjidhja nuk është tek dhuna, pasi shqiptarët do e kenë gjatë Ramën kryeministër.

Duke “ngacmuar” opozitën, se para se të nxisë dhunën duhet të shikojë rrugën për t’u ringritur, Nano shkruan:

“Mirëpo, nuk është kjo rruga. Në ka një gjë që këtij vendi nuk i duhet, kjo është dhuna. Nuk na duhet dhuna në asnjë lloj kuptimi. As atyre që e frymëzojnë, nuk iu duhet. E nuk kanë për t’ia parë hairin. Çdo dhunë që ushtrohet këtej nga anët tona është provë se ky vend nuk di të bëjë gjë tjetër, veçse harakiri. Një apel kam për qejinjtë e dhunës: “Nëse Edi Rama nuk ua mbush mendjen, nëse e urreni, bëni atë që duhet bërë. Bëni gati opozitën. Në momentin që opozita do të jetë gati, Edi Rama bie menjëherë. Nëse opozita nuk ka për t’u bërë gati (dhe ju nuk po bëni asgjë që ajo të jetë gati), Edi Ramën do ta keni gjatë në zyrën e katit dytë të asaj godinës buzë bulevardit, mes Piramidës e hotel Rognerit. Me dhunë nuk vihet kurrë në pushtet, e me dhunë nuk mbahet kurrë pushteti. Kjo është më e para gjë që mësohet në manualet politike të botës. Kjo është më e para gjë që neve na ka mësuar edhe historia jonë e tridhjetë viteve të fundit”.

(F.G/Faxweb.al)

Pas

Zv/kryeministri i Turqisë: Kosovën e shpëtuam nga një kërcënim i madh, detyra jonë…

Para

Mësoni se deri në ç’farë moshe ju rritet gjoksi femrave

Para
Cili shtet ka gratë më të bukura në botë, kjo është arsyeja

Mësoni se deri në ç'farë moshe ju rritet gjoksi femrave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.