Ramush Haradinaj, nga selia e AAK-së, ka prezantuar analistin dhe publicistin e njohur Halil Matoshi. Gjatë prezantimit Haradinaj u shpreh se zoti Matoshi është një vlerë e shtuar për partinë e tij dhe për gjithë Kosovën, si bashkëpunëtor I afërt me ish Presidentin Rugova, ai ka një kontribut të çmuar në zhvillimet e Kosovës.
“Halil Matoshi, si njeri i medias, si analist, i bashkëpunëtor i ish-presidentit Rugova, ka një kontribut të çmuar në zhvillimet e Kosovës. Me Halilin fatin e njëjtë e kanë përçuar edhe të burgosurit shokët e tij. Halili njihet për fjalët e tij, ne jemi të lumtur që e kemi në mesin tonë. Njerëzit e këtij vendi duhet me u bashku me punu për vendin pa hile”, ka thënë Haradianj.
Nga ana tjetër edhe Matoshi ka vlerësuar lart Haradinajn, si Kryeministri i parë i përzgjedhur nga Rugova.
“Në jetën time, në politikë u kam besuar dy njerëzve: Ibrahim Rugovës dhe Ramush Haradinajt. Këta dy njerëz më kanë dhënë siguri. Nëse nuk ke siguri rezultatet janë të dobëta. Ne duam që qytetarëve të Kosovës t’ia kthejmë besimin. Prandaj na priftë e mbara”, u shpreh Matoshi.
Halil Matoshi është ndër zërat më të kritikur në hapësirën shqiptare kur flet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai mendon se ka identitet kosovar dhe është kundër bashkimit Kombëtar. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post