Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin Opinion të Blendi Fevziut se ndalimi i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në Itali është i vërtetë.
Vangjeli tha se një grup prej disa personash, mes tyre edhe shqiptarë, janë arrestuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Ai tregoi se është ndaluar edhe i vëllai i ministrit Xhafaj, Agroni, i cili ka qendruar prej një periudhë 1 mujore në paraburgim në Itali.
Megjithatë sipas asaj që thotë Lorenc Vangjeli, Agron Xhafaj është liruar pa dalë në gjykatë.
Sipas tij, në të njëjtën kohë, me 20 mars të vitit 2002, Fatmir Xhafaj me detyrën e ministrit të Turizmit dhe Rregullimit të Territorit i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit të kohës.
Por sipas analistit, kjo ka qenë një dorëheqje e mbajtur pezull nga kryeministri deri në momentin kur ai kërkoi shpjegime nga pala italiane në lidhje me çështjen në fjalë.
(E.L./Faxweb)