12:41 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Analisti Hila nxjerr përfundime dhe bën disa parashikime për Edi Ramën për 4 vitet që vijnë: Nuk do të ikë për shkak të ekonomisë që nuk ecën, shqiptarët parapëlqejnë të ikin vetë

22:09 | 27/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Analisti Hila nxjerr përfundime dhe bën disa parashikime për Edi Ramën për 4 vitet që vijnë: Nuk do të ikë për shkak të ekonomisë që nuk ecën, shqiptarët parapëlqejnë të ikin vetë

Analisti dhe Gazetari Dritan Hila, ka nxjerrë disa përfundime dhe ka bërë disa parashikime për Edi Ramën pas fitores së Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

Hila thotë se fushata ishte e personalizuar dhe populiste, ndërsa fitorja i përket e gjitha Edi Ramës.

Ai thotë se PS është e gjitha në dorën e Ramës dhe do t’i bindet deri sa të dojë ai, ndërsa lista e deputetëve kishte për bazë besnikërinë ndaj kryetarit.

Në një shkrim për “dritare.net” ai ka parashikuar gjithashtu se rrëzimi i Edi Ramës nga pushteti nuk do të ndodhë si pasojë e ngecjes së ekonomisë, sipas tij shqiptarët pëlqejnë të ikin dhe të punojnë diku tjetër se sat ë zhvillojnë ekonominë e tyre.

SHKRIMI I PLOTË:

Tani që fushata elektorale mbaroi, mund të nxirren disa përfundime mbi karakterin e saj dhe pasqyrimi në të ardhmen e vendit, veçanërisht për fituesin e saj Edi Ramën.

  1. Kjo ishte një fushatë e personalizuar e tij e cila u përqëndrua e gjtha mbi figurën e Edi Ramës. Ndaj fitorja i përket e gjitha atij.
  2. Ishte një fushatë e gjitha populiste, e pashembullt në asnjë vend të Evropës ku kandidati prezantohej gjithandej me tuta dhe fanela të personalizuara. Nuk u prezantua asnjë program konkret dhe filli përshkrues ishin batuta të tij me dëgjuesit. E gjitha kjo çuditërisht funksionoi.
  3. Partia Socialiste tashmë është e gjitha një mekanizëm në duart e tij dhe sipas shijeve të tij. Do të jetë kështu derikur të dëshirojë Edi Rama.
  4. Lista e deputetëve ishte e gjitha vendim personal i Edi Ramës, ku kriteri bazë ishte besnikëria ndaj tij. E kaluara korruptive apo kriminale e disa elementëve, nuk ndikoi fare në përzgjedhjen nga ana e tij. Kush nuk mundi të kandidonte personalisht për shkak të kaluarës kriminale dhe presionit ndërkombëtar, kandidoi nën sigla të tjera personalisht ose të afërmit e tij.
  5. Ajo që shpalosi Edi Rama gjatë fushatës në debatet me gazetarët, ishte sigurimi i elektoratit se do të vazhdojë politika e koncesioneve, rilindja urbane, importi i plehrave, dhe shumë politika për të cilat u kritikua gjatë mandatit të shkuar. Kush shprehet tani se ai duhet të lexojë me kujdes votën, ose është budallepsur ose fshihet pas gishtit. Rama e ka lexuar më së miri votën dhe ajo i thotë që ka pasur të drejtë. Të paktën shumica e votuesve që u paraqitën në kutitë e votimit i ka dhënë Carta Bianca për katër vitet që vijnë.
  6. Edi Rama u votua vetëm nga trupa e militantëve socialistë, por një PD e dobët i mundësoi rritjen e peshës së votës. Politika e bojkotit e ndjekur nga elementë të elaboruar të shoqërisë ose personazhe politikë, tregoi se jo vetëm që nuk e njohin sistemin dhe realitetin, por as janë kundërshtarë seriozë të Ramës.
  7. Bëri përshtypje fakti se pavarësisht politikave të tij ultraliberiste, militantët e një partie që pretendon të jetë e majtë e votuan pa mëdyshje, çka tregoi se më shumë se parti ideologjike, PS, ashtu si çdo parti tjetër shqiptare, është një grupim njerëzish me interesa të cilat shkojnë nga ruajtja e vendit të punës (në bazë), koncesionet, monopolet apo trafiqet (në majë).
  8. Si asnjëherë tjetër, asnjë zë i inteligjencës që e konsideron veten të majtë nuk e kritikoj atë për politikat e tij ultraliberiste dhe korruptive. Madje edhe kritikë sporadikë të tij gjatë katër vjetëve, bënë thirrje që të votohej. Kjo ishte një sinjal se inteligjenca shqiptare politikisht është në nivelin e elektoratit bazë i cili mendon nëpërmjet stomakut, dhe politikisht e ka ulur stekën e saj në banalitetin e përplasjeve me Berishën, Bashën apo Metën.
  9. Në katër vitet që vijnë, Edi Rama do të zotërojë një shumicë e cila ka 78 vota. Kjo do ti mundësojë qeverisjen e qetë. Në rast nevoje, për reforma që do ti duhen për konsolidimin e pushtetit të tij, do të mund të sigurojë edhe shumicën me 84 vota me deputetë nga rradhët e kundërshtarëve, kryesisht PD.
  10. Gjatë kësaj kohe është i rëndësishëm pasja e një opozite të fortë. Por mungesa e numrave të mjaftueshëm nga LSI e cila është një kundërshtar i motivuar dhe mungesa e eksperiecës politike nga trupa e re e deputetëve të PD dhe çorganizimi total i saj, flasin për një mot të mirë dhe detra të qeta në katër vjetët që vijnë për anijen e timonierit të PS.
  11. Kush mendon se Edi Rama do të rrëzohet vetiu nga mbipesha e pushtetit që ka marrë, bën krahasimin e elefantit me mizën. Shqipëria është një bashki e një qyteti mesatar Evropian.
  12. Kush mendon se do të rrëzohet për shkak të ekonomisë që nuk do të eci, e lexon në mënyrë shabllone historinë e popujve të tjerë dhe implementon në Shqipëri dhe interpreton atë vendçe. Shqiptarët nuk pëlqejnë përplasjet politike për shkak të ideve por ikjen, nuk kërkojnë ndryshimin e sistemit por përshtatjen me të, nuk përpiqen për përmirësimin e ekonomisë vendase por shkojnë ta gjejnë tjetërkund. Heqja e vizave është një ndihmesë e madhe për shfryrjen e tensioneve ekonomike dhe sociale në Shqipëri. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: Dritan Hila - Edi Rama
Pas

Basha nuk dha dorëheqjen, grupi i lëvizjes “Basha ik” brenda PD-së ngrihet kundër: Po shkel statutin

Para

Reagon Topalli për mosdorëheqjen e Bashës: Humbje katastrofale e tij, demokratët të marrin fatin e partisë në dorë

Para
Topalli për protestën e PD-së: E udhëhoqën qytetarët, hapat që duhen ndjekur

Reagon Topalli për mosdorëheqjen e Bashës: Humbje katastrofale e tij, demokratët të marrin fatin e partisë në dorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

GJKKO cakton “arrest me burg” për, Erion Veliaj

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur

FOTO/ Autobusë të shkrumbuar dhe zjarrfikës në vendngjarje, ja dëmet që kanë shkaktuar raketat iraniane në Izrael

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, shkaktohen dëme materiale

Sulm kibernetik në Iran, bankat dalin jashtë funksionit

PD pretendime për “trenin bullgar” në dy KZAZ në Elbasan, vijon procesi i rinumërimit të votave në pallatin e sportit “Farije Hoti”

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi sekuestron e apartamentit pranë banesës së çiftit Veliaj–Xoxa

Erjon Alibej ka vijur deshmine ne gjkko ku ka folur per vrasjen e Bujar Celes, i vellai i Talos:

GJKKO shqyrton informacionin dy mujor të SPAK për Veliajn, kryebashkiaku mungon në seancë. I pranishëm Elman Abule

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.