Ralf Gjoni u betua sot në Kuvendin e Shqipërisë pas pranimit të mandatit të deputetit, i cili u shpreh se nuk e pranoi për një rrogë të qelbur deputeti.
Mirëpo deklarata e tij shkaktoi një reagim të fortë të publikut të cilët u revoltuan keq me të, duke e kryqëzuar në rrjetet sociale.
Analisti i njohur Ilir Demalia është shprehur për Ora News se deputeti Gjoni ka bërë një deklaratë të ulët, pasi është tallur me pagën 1600 dollarëshe të deputetit, që një punëtori shqiptar i duhen 10 muaj ta marrë.
Analisti Demalia ka sqaruar se me anë të kësaj deklarate deputeti nënkupton se ka të ardhura të tjera dhe për këtë duhet të kalojë në vetting.
“Ralf Gjoni në radhë të parë sot ka bërë një deklaratë shumë të ulët që pretendon se është dhe intelektual dhe filozof, megjithëse nuk e di ku e ka studiuar filozofinë se unë e di që ka studiuar që ti bjerë fyellit dhe mund të shkojë me Laert Vasilin kur të këndojë vargjet e Naim Frashërit “O malet e Shqipërisë” dhe ky ti bjerë fyellit.
Dha një deklaratë shumë injorante: Nuk kam ardhur këtu për një rrogë të qelbur. E para fyen rrogën dhe tallet me shumën 1600 dollarë që merr një deputet në një kohë që një punëtor shqiptar që i bie bretku gjithë ditën do 10 muaj ta marrë.
Kam të drejtë të pyes Ralf Gjonin, nëse nuk ka nevojë për këtë rrogë të qelbur, çfarë të ardhurash të tjera ka ky? 1600 dollarë nuk është rrogë e qelbur as në Itali.Ky duhet të futet në vetting dhe të hetohet kush janë të ardhurat e tij që 1600 dollarë u quakan të qelbura, a mos janë lidhjet me Gaz Demin, a mos janë lidhjet me Sorosin që ka qenë i G99?
Ky pretendon se ka studiuar në Angli dhe ka ardhur për dashurinë për atdheun, çfarë quan studim, kurse 3 mujore?Ky tregoi injorancën e vet por edhe e tradhëtoi inkoshienti i tij për burimet e tjera që ka. Tregoi se paska të ardhura të mëdha”.
Discussion about this post