Analisti Ilir Kalemaj ka reaguar me tone të áshpra ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama që deklaroi mbrëmjen e kaluar se fundjavat pa makina do të zgjasin edhe dy javë, ndërkohë që do të kthehet në traditë e diela pa automjete që prej muajit Tetor deri në Mars. Në një intervistë për “Fax News”, u shpreh se nuk ka argument shkencor për këtë vendim që lidhet me parandalimin e còvidit.
“Nuk ka asnjë vend tjetër në botë, asnjë kryeministër apo lider politik që bën Kasandrën në reverse. Them kështu sepse Kasandra e mitologjisë greke parashikonte saktë por nuk ia besonin. Në rastin e Shqipërisë nuk kemi nevojë për një orakull të së keqes që të parashikojë se çfarë do ndodhë nga muaji tetor deri në mars dhe të bllokojë lëvizjen e lirë që nuk lëvizin vetëm për qejf, por për hall e për punë.
Kjo gjë bëhet 30 vjet pas rënies së díktaturës. Një nismë e tillë nuk ka as bazë shkencore, as ligjore. Jemi mësuar që kryeministri i bën vetë, ndonjëherë pa njoftuar ministrat e vet dhe i bën ekzekutim pa kurrfarë akti normativ, pa kurrfarë VKM, pa kurrfarë akti ligjor. Dhe kjo ndodh vetëm në demokraci hibride si kjo e jona, vetëm delenizohet deri diku. Sot arrihet kulmi i absurditetit”, tha Kalemaj.
Analisti theksoi se masat parandaluese nuk kanë kuptim në këto ditë dhe vetëm personat që nuk kanë akses në media i hanë këta kallëpë dhe do ti zbatojnë këto rregulla. “Jo vetëm unë, por kushdo që i thotë vetes qytetar, nuk do i bindet një baze të tillë absurde. Nuk ka asnjë mundësi të realizohet ashtu sic nuk u realizua mbyllja e liqenit, ashtu si një grusht qytetarësh u mjaftua të thyenin atë barrierë. Shumica e shqiptarëve janë të njohur që Greqia i ka hapur kufijtë që të shtunën e kaluar. Spanja që ishte vendi i dytë më i goditur në Europë i ka lehtësuar masat dhe nuk asnjë lloj motivimi në një vend si Shqipëria që ka një numër të prekurish aq sa Singapori për masa absurde që nuk parandalojnë pándeminë”, u shpreh Kalemaj.(A.M/Faxweb.al)