Analisti Ylli Dylgjeri ka bërë sot ironi me lajmin e ndalimit të vëllait të ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Por vëllait të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, Leonard Kokës i është bllokuar makina nga policia. Makina drejtohej nga i biri i Leonard Kokës në momentin që është ndaluar nga policia.
“Ndalohet Nar Koka? Z.Basha foli sot te çadra për peshq të mëdhej e peshq të vegjël….Këto ndalojnë peshkatarin”, -shkruan Dylgjeri në rrjetet sociale.
POSTIMI:
Lajm
Ndalohet Nar Koka?
Uaaaaaa!
z.Basha foli sot te çadra për peshq të mëdhej e peshq të vegjël….Këto ndalojnë peshkatarin!!!!
Sipas policisë ky bllokim i makinës është bërë rreth orës 13:15 të ditës së sotme. Fillimisht eflektivët e policisë kanë ndaluar makinën që drejtohej nga i biri por më pas aty ka mbërritur edhe vetë Leonard Koka.
Sipas informacioneve paraprake makina që drejtohej nga i i biri ishte me xhama të zinj. Pikërisht kjo ka shërbyer edhe si një arsye për këtë bllokim në polici pasi nuk lejohet me ligj qarkullimi i makinave me xhama të zinj.
Djali i Leonard Kokës është shoqëruar në polici pasi nuk dispononte asnjë dokument për këtë makinë.
Në polici është marrë në pyetje Leonard Koka për këtë makinë. Pas kësaj Leonard Koka u paraqit vetë në polici për të marrë informacion mbi këtë situatë. (M.D/ Shuplaka)