20:30 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Analisti “ndez” debatin politik: Meta president, por jo në 2017-ën

21:57 | 05/01/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Analisti “ndez” debatin politik: Meta president, por jo në 2017-ën

I ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të bujshme. Teksa flitej për zgjedhjen e presidentit, ku një prej më të përfolurve është kryetari i LSI-së dhe Kuvendit Ilir Meta, ai u shpreh se kryeparlamentari do të jetë president republike, por jo në vitin 2017.

“Ilir Meta e ka shprehur qartë se nuk e ka këtë ambicie, do të jetë President por jo kësaj rradhe. Është një fall që unë e hedh, por jo për 2017. Në pushtet njerëzit janë emëruar, në opozitë njerëzit janë bërë vetë. Të gjithë ata që çalojnë në politikë janë të gjithë ata që kanë hyrë nga dera e pushtetit dhe janë emëruar prej pushtetit. Janë njerëz të cilët kanë pasur shkëlqim për aq kohë sa kanë pasur karrigen poshtë vetes dhe pastaj janë harruar. Dhe ka një tjetër rracë politikanësh që janë vetëbërë dhe kanë kaluar në opozitë. Rasti i Ilir Metës është një krijesë e vetëvetes por dhe rrethanave dhe është krijuar fillimisht në opozitë”, u shpreh ndër të tjera analisti Lorenc Vangjeli, i cili është edhe këshilltar i kryeparlamentarit Meta.

Emrin e Ilir Metës si president pasi ti mbarojë mandati Bujar Nishanit është përfolur shumë në media. Madje kanë qenë edhe eksponentë të lartë të PS-së që e kanë pranuar publikisht këtë ide, por vetë kreu i LSI-së as e ka pohuar dhe as e ka mohuar një gjë të tillë.

Nga partia që ai drejton, LSI, shpeshherë janë dëgjuar deklarata që e shohin Ilir Metën kryeministër pas zgjedhjeve të 18 qeshorit. (A.R/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: metapresidentvangjeli
Pas

Arrestohet dibrani, tentoi të vrasë 43-vjeçarin në varreza (FOTO)

Para

Nishani pranon fajin: “Kam gabuar në emërimin e disa gjyqtarëve dhe ambasadorëve” (VIDEO)

Para
Nishani, mesazh ngushëllimi Presidentit Erdoğan: Akt mizor që kapërcen çdo veprim njerëzor

Nishani pranon fajin: "Kam gabuar në emërimin e disa gjyqtarëve dhe ambasadorëve" (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

BE–NATO: Liderët evropianë kërkojnë koherencë të plotë në veprimet e Komisionit

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti

Kuvendi i Kosovës nën presion, Kushtetuesja kërkon konstituim brenda një muaji

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.39%, sektorët që ndihmuan dhe ata që vuajtën

Video/ Aksident në Lezhë, 69-vjeçari humb kontrollin dhe përplas 4 automjete të parkuara

Ministri i Jashtëm polak: Gara e armatimeve do ta përshpejtonte fundin e Putinit

Pas deklaratës së Trump, Netanyahu shpreh mirënjohje për mbështetjen në gjyqin për korrupsion

Kosova dështon për herë të 37-të të konstituojë Kuvendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.