Analisti shqiptar i Kosovës Baton Haxhiu, i cili e ka pranuar hapur miqësinë e tij me kryeministrin Edi Rama ka komentuar koalicionin qeveritar PS-LSI.
I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Haxhiu e cilësoi koalicionin si ‘marrëveshje të pistë’.
Po ashtu ai u ndal dhe tek roli i Metës, që sipas tij është një prej politikanëve faktor kyç në vend.
“Unë e di se marrëveshja mes Ramës dhe Metës është arritur tashmë për zgjedhjet e ardhshme. Por besoj se ky koalicion është i pistë. Nuk e mohoi miqësinë time me Edi Ramën. Kur ke miqësi me njerëz me pushtet, e ke të vështirë që të bësh analiza hipotetike. Për faktet nuk dua të flas për një arsye; e kam një kod moral të miqësisë. këto fakte i mbart përmes një kodi, përmes një shpejtimi. Ky potencial i krizës nuk është për shkak të pafuqisë së PD. PD se ka gjetur veten. Dy njerëz kryesor ka politika, një prej tyre; Ilir Meta, që është strumbullari i krizave, daljes nga kriza, një bosht. Ai njeri ka sakrifikuar në 2005-ën. Ai është bërthama për vendosjen e krizës, apo jo-krizës. Parlamenti është çështje numrash, që vrasin vizionin dhe shumë gjera. Shqipëria do të dalë nga ankthi për 15 vite.”, tha Baton Haxhiu.
Analisti Fatos Lubonja shprehet se nevojitet ndërhyrje jashtë-kushtetuese për të normalizuar situatën e krizës politike.
“Mendoj se jemi në një krizë nga sa kam ndjekur. Ambasadori Lu tha se ky do të jetë viti më i lumtur i shqiptarëve, dhe do të ketë ngjarje shumë pozitive. Unë mendoj se jemi në krizë, dhe problemi është si dalim nga kriza. Jemi përpara një shkërmoqje të rendit kushtetues. Këtu ka përgjegjës për këtë krizë. Përgjegjësia kryesore bie te mazhoranca, pasi ata duhet të menaxhojnë këto situata. Unë mendoj se jemi në atë situatë ku nevojitet ndërhyrje jashtë kushtetuese. Blushi thotë se duhet ndërhyrje e ndërkombëtarëve”, tha Lubonja.
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post