Analisti Andi Bushati, në një shkrim të tijin për “Lapsi.al” analizon debatin e kryeministrit Rama me një gazetar në konferencën e fundit për vitin që lamë pas.
Kryeministri kujtojmë se i kërkonte me ngulm gazetarit të ‘’Abc News’’, që të ishte media ajo që të hidhte dritë me përfshirjen apo jo të tijin në biznesin e lojërave të fatit. Mirëpo, për Bushatin, Rama luan rolin e viktimës dhe se e vërteta është krejt tjetër. Ai e cilëson këtë histori, si një histori turpi.
“Në fillimin e mandatit të tij, kur mobilizoi reth 6500 policë në operacionin “Fundi i marrëzisë”, ai premtoi se do ti jepte fund këtij biznesi që dëmtonte familjen shqiptare dhe psikikën e njerëzve”, shkruan Bushati.
“Sot tre vite e ca më pas, ai ka dështuar. Dhe argumentat me të cilat ai e përligj këtë dështim (njëri prej tyre se nuk e lejonte LSI-a gjë që e bëri këtë parti të reagonte aty për aty, duke thënë se e votonte menjëherë ndalimin) janë qesharakë. Ai thotë se sot Shqipëria nuk ka resorte turistike ku mund të vendosen kazionotë, se ato krijojnë vende pune, se ato ndihmojnë buxhetin e shtetit, sikur nuk i dinte këto të dhëna në shtator 2013, kur shpalli me bujë fundin e marrëzisë”, vijon Bushati.
“Në fakt, media i vuri në dukje të gjitha këto kundërthënie. Ajo i krahasoi gjithë premtimet pompoze të Ramës me argumentat absurdë që ai rendit sot për dështimin me mbylljen e lojrave të fatit. “Prandaj, në këtë rast, pasi ka analizuar faktet ajo ka të drejtë të ngrejë dyshime : a mos është i lidhur vetë kryeministri me interesat e këtij biznesi të dyshimte?”, përfundon ai.
Kujtojmë gjithashtu se ditën e fundit të këtij viti edhe LSI u shpreh për zhdukjen e bizneseve të lojërave të fatit. Petrit Vasili i kërkoi kryeministrit Rama që të sillte ligjin që në seancën e parë të Janarit dhe LSI do të votonte pro heqjes së tij. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post