11:33 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Analiza e Bushatit: Pse Meta e ka të vështirë të ndahet nga Rama

19:19 | 01/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë do ndodhë mes PS-së dhe LSI-së këtë javë? Tre skenarët e mundshëm

RAMA META NE KONFERENCE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE - Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

Analisti Andi Bushati në një shkrim me titull “dy 1 prillët e ndryshëm të Metës”, deklaron se kreu i Kuvendit dhe i LSI-së Ilir Meta, e ka të pamundur që të ndahet prej kryeministrit dhe kreut të PS-së Edi Rama, ndryshe nga çka vepruar me PD-në katër vite më parë.

Bushati shkruan se Meta e kishte të lehtë kur u nda me Berishën katër vjet më parë dhe u bashkua me Ramën, me justifikimin se i kishte mbaruar kontrata. Por sipas analistit, edhe pse kontrata me Ramën ka ardhur drejt fundit ai po heziton të largohet, për shkak se “biznesi” po ia vështirëson një gjë të tillë.

 “A ka ndopak koherencë tek këto qëndrime kaq të ndryshme të LSI-së? Në këtë ditë të njohur botërisht, Ilir Metës mund t’i mjaftonte dhe justifikimi i thjeshtë që përdori mandatin tjetër, për të thënë lamtumirë. Ai mund të përdorte argumentin e “fundit të kontratës” për t’u larguar. Po të donte mund të shkonte edhe më tej, të rendiste edhe njëherë gjithë vërejtjet e muajve të fundit që ia bënin legjitime përplasjen e derës.

Por Ilir Meta këtë 1 prill po heziton. Sepse nëse sjellja e tij prej biznesmeni ia justifikoi ndarjen me Berishën, biznesi i tij aktual ia vështirëson prishjen me Ramën.

Prandaj ndoshta është e kotë që Ilir Metës t’i kërkosh të prononcohet këtë ditë gënjeshtrash. Për të kjo mund të jetë thjeshtë një ditë e zakonshme, si gjithë të tjerat e vitit”, shkruan Bushati.

SHKRIMI I PLOTË I BUSHATIT

Katër vite pasi vendosi t’i japë një shanc Edi Ramës për të ardhur në pushtet, LSI po kalamendet gjatë nëse duhet t’i ripërtërijë besimin kryeministrit edhe për mandatin tjetër. Por, midis 1 prillit të vitit 2013 dhe këtij të sotmit ka një ndryshim shumë të madh.

Atëherë Ilir Meta, pas një takimi enigmatik kokë më kokë me Berishën, ku askush nuk mësoi se për çfarë i kishin dhënë besën njëri – tjetrit, doli publikisht të thoshte se koalicioni i panatyrshëm kishte mbërritur në fund. Me lehtësinë e një njeriu që nuk mban përgjegjësi për të shkuarën, Meta e përligji këtë ndarje me mbarimin e kontratës katër vjeçare.

Edhe termi që ai gjeti për të etiketuar lamtumirën i përkiste lëmit të tregtisë dhe biznesit. Kontrata kishte mbaruar, pazari kishte mbërritur në fund dhe gjithçka tjetër për të cilin e bezdisnin opinionistët dhe gazetarët i takonte punës së historianëve dhe arkeologëve.

Historianët, duhet të gjenin se pse gjatë mandatit që ai qeverisi me Berishën, Meta nuk tha asnjë fjalë kur gjykata mbylli aferën e rrugës së kombit dhe atë të Gërdecit, pa fajtorë politikë.

Historianët duhet të gjenin se përse për zhdukjen e Kosta Trebickës nuk u zbulua përgjegjës.

Historianët duhet të gjenin se përse privatizimet më të mëdha, Armo, Albpetrol, CEZ dështuan me turp.

Historianët duhet të gjenin se përse në 21 janar u vranë katër qytetarë të pafajshëm.

Historianët duhet të gjenin se përse kur njerëz të rëndësishëm të shtetit akuzoheshin si “horra dhe lavire bulevardi”, Meta nuk kishte fuqi të belbëzonte: “Kujdes, me qetësi dhe dashuri”.

Historianët duhet të gjenin se përse presidenti i republikës, që LSI ishte betuar se nuk do ta votonte kurrë, u kurorëzua me votat e saj.

LSI-a doli nga koalicioni, një mëngjes të bukur prilli (Lexo poshtë teksin dhe shiko videon), pa pasur guximin të artikulonte qoftë edhe një vërejtje për Berishën dhe PD. Me ftohtësinë e një tregëtari të sprovuar Meta u mjaftua të thotë se kontratës i kishte ardhur fundi.

Kurse ky 1 prill i katër viteve më pas është i ndryshëm. Tani vendin e arkeologëve dhe historianëve po e luajnë, Manjani, Koka, Tavo, Rama dhe Kryemadhi.

Ditë pas dite, ata e kanë bombarduar qeverinë e Ramës më keq se opozita.

Ishin ata që thanë të parët se gjendja e drogës është aq keq sa duhet futur ushtria.

Ishin ata që thanë se policia do përdoret për të vjedhur zgjedhjet.

Ishin ata që ngritën alarmin se me anë të reformës në drejtësi, Rama do të godasë rivalët politikë.

Ishin ata që hodhën poshtë reformën në arsim.

Ishin ata që e panë si rrezik dredhinë e Ramës për të mbushur Shqipërinë me plehra.

Ishain ata që goditën pareshtur ministrin më të suksesshëm, Saimir Tahiri.  

Po atëherë pyetja që ngrihet është: A ka më kuptim që LSI të vazhdojë të qeverisë me Ramën, pasi nuk bie dakord në asnjë nga çështjet e mëdha me partnerin e tij të koalicionit?

A ka simetri që ai që u largua 1 prillin e katër viteve më parë pa bërë asnjë vërejtje për Berishën, të vazhdojë të qëndrojë me Ramën pas gjithë atyre që ka thënë?

A ka ndopak koherencë tek këto qëndrime kaq të ndryshme të LSI-së?

Në këtë ditë të njohur botërisht, Ilir Metës mund t’i mjaftonte dhe justifikimi i thjeshtë që përdori mandatin tjetër, për të thënë lamtumirë. Ai mund të përdorte argumentin e “fundit të kontratës” për t’u larguar. Po të donte mund të shkonte edhe më tej, të rendiste edhe njëherë gjithë vërejtjet e muajve të fundit që ia bënin legjitime përplasjen e derës.

Por Ilir Meta këtë 1 prill po heziton. Sepse nëse sjellja e tij prej biznesmeni ia justifikoi ndarjen me Berishën, biznesi i tij aktual ia vështirëson prishjen me Ramën.

Prandaj ndoshta është e kotë që Ilir Metës t’i kërkosh të prononcohet këtë ditë gënjeshtrash. Për të kjo mund të jetë thjeshtë një ditë e zakonshme, si gjithë të tjerat e vitit. (D.D/Shuplaka)

Edi Rama (majtas), Ilir Meta (djathtas)
Etiketa: edi ramailir meta
Pas

Meta deklarata të forta në Kuçovë: Në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri ka proçese zgjedhore të deformuara

Para

Valon Shehu demaskon kolegët te “Kënga Magjike”: Të kërkojnë t’i votosh edhe me telefon…

Para
Valon Shehu demaskon kolegët te “Kënga Magjike”: Të kërkojnë t’i votosh edhe me telefon…

Valon Shehu demaskon kolegët te “Kënga Magjike”: Të kërkojnë t’i votosh edhe me telefon…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: T’i ndërtohet një varr monumental dhe t’i organizohet një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile : 8 vatra zjarri të shuara, rreziku i lartë në Fier

Goditen dy raste të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, sekuestrohen armë dhe 40 mijë euro

Berisha ngre akuza pas përjashtimit të Petros: Po të ishte i tyre, nuk do e nxirrnin

Tensione në Kuvend mes Nokës dhe Spiropalit

Debat në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit,Dash Sula: Po shkelni rëndë Kushtetutën

Skualifikohen 6 kandidatë në garën për kreun e BKH, mbeten 7 në konkurim

Ambasadori britanik thekson nevojën urgjente për reformimin e ligjit të financimit të partive

Avokati i Popullit, Balla përgjigjet opozitës: Nuk donit të votonit, por ejani të ndërtojmë një proces

Berisha: ‘Hajde ta votojmë dhe ta mbyllim këtë çështje’, Rama refuzon kandidaturën e opozitës për Avokatin e Popullit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.