Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin (IFIMES) në Lubjanë, Slloveni, ka përgatitur një analizë mbi situatën politike në Shqipëri para zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.
Analiza e këtij instituti parashtron faktin se do jetë LSI-ja sërish çelësi kyç për krijimin e qeverisë së re.
Analiza e IFIMES:
Në 25 qershor 2017, në Shqipëri do mbahen zgjedhjet e 9-a parlamentare që nga rënia e sistemit komunist të Enver Hoxhës në 1991. Pas ndërprerjes së bojkotit të opozitës, zgjedhjet u shtynë nga data 18 qershor në datën 25. Një muaj para zgjedhjeve Edi Rama la kontrollin e ministrive tek opozita, e cila përveç posteve në qeveri mori dhe disa poste kyçe në administratë.
140 karriget në Parlament do zgjidhen nga 12 qarqe, bazuar në një përfaqësim proporcional me lista të mbyllura, me një prag elektoral 3% për partitë dhe 5% për koalicionet.
Ndryshimet demografike kanë ndryshuar dhe ndarjen e mandateve. Në Tiranë ka 34 mandatë, në Fier 16, në Elbasan 14, dhe në Kukës vetëm 3.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2015, Partia Demokratike humbi Tiranën, si dhe disa bastione traditë në veri.
Në zgjedhjet e 25 qershorit përveç Kryeministrit Edi Rama, dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, një rol të rëndësishëm ka dhe LSI-ja e Petrit Vasilit, e cila mund të jetë sërish aktori kyç, kur vjen puna tek krijimi i qeverisë së re.
IFIMES ka vlerësuar se skena e polarizuar politike në Shqipëri dominohet nga dy parti politike: PD dhe PS. Partia e 3-ë më e madhe është LSI-ja.
Dhe është e pamundur të formohet qeveria e re pa LSI-në, vetëm në rast se PD dhe PS formojnë të ashtuquajturin ‘Koalicioni i madh’.
Analistët kanë shënuar liderin e LSI-së, Ilir Meta dhe rolin pozitiv që ai ka luajtur në krijimin e një imazhi pozitiv për Shqipërinë në 10 vitet e fundit.
As Edi Rama dhe as Lulzim Basha nuk kanë të drejtë morale dhe politike për ta minuar atë imazh. LSI-ja është drejtuar nga Ilir meta, deri kur ky i fundit u zgjodh President.
Zgjedhjet e të dielës do jenë zgjedhjet e para pasi Shqipëria ka fituar të drejtat e plota në NATO dhe ka marrë statusin e kandidatit në BE.
BE dhe SHBA kanë kërkuar me forcë nga liderët të sigurohen që zgjedhjet do jenë të drejta dhe të besueshme.
RAMA RREZIKON KARTONIN E VERDHË
Rezultatet e sondazheve paraelektorale në Shqipëri nuk janë gjithmonë reflektim real i faktorëve që influencojnë preferencat e elektoratit. Ato janë përdorur gjithsesi si bazë për përcaktimin e strategjive zgjedhore.
IFIMES ka parashikuar tendencën e elektoratit për të votuar në kampin e majtë politik bazuar në disa faktorë:
1) Partia Demokratike ishte në pushtet për tetë vjet, në pushtet në mënyrë arbitrare dhe nën përkeqësimin e kushteve ekonomike;
2) Partia Socialiste ka përdorur një ofensivë shumë më intensive elektorale duke përdorur retorikën moderne politike;
3) Partia Socialiste është duke përdorur një fjalor të modernizuar politik që thekson përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE
4) Partia Demokratike është e ngarkuar me shumë nga pengesat e kaluara.
5) Qeveria në detyrë vazhdon të përdorë metodat e Sali Berishës dhe fjalorit nacionalist të tilla si bashkimin e Kosovës, e cila drejton Shqipërinë larg nga anëtarësimi në BE
6) Qeveria në detyrë ka bërë përpjekje për të fituar kontrollin mbi institucionet shtetërore, e cila ka krijuar mosbesim të mëtejshëm në mesin e votuesve dhe çoi në protesta masive në maj 2017;
7) Befasia më negative është lideri i PS, Edi Rama i cili është kthyer tek nacionalizmi, që flet për bashkimin e shqiptarëve etnikë në rajon në një shtet.
Pas 4 vitesh në pushtet duket se Kryeministri Edi rama do marrë ‘kartonin e verdhë’ nga shqiptarët dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar për deklaratat e tij të papërshtatshme, ndërsa PS-ja nuk do ndëshkohet.
VOTUESIT DO MBËSHTESIN TË MAJTËN
Atmosfera në Shqipëri para zgjedhjeve parlamentare afrohet ende nuk reflekton nevojën për një fuqi ndryshimi, që u konfirmua edhe nga sondazhet e fundit të opinionit publik.
Kështu, sipas hulumtimeve, Partia Socialiste do të fitojë shumicën e votave, por që ende nuk do të jetë e mjaftueshme për të formuar qeverinë më vete.
Partia Demokratike ka mbetur prapa Partisë Socialiste, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) është në vendin e tretë.
Ky trend është konfirmuar më tej edhe nga një sondazh i opinionit publik, i cili tregon për fitoren e socialistëve. Rama dhe Berisha përfaqësojnë një modeli politik kontravers.
Ndryshe nga shqiptarët në Shqipëri, të cilët janë të ngopur me Ramën, Berishën dhe politikat e tyre, shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni ende i shohin pozitivisht.
Në qoftë se ata do ishin në gjendje për të votuar në zgjedhje rezultati ndoshta do të ishte krejtësisht ndryshe, por ata nuk kanë të drejtë të votojnë.
Duke qenë të vetëdijshëm për këtë, Berisha u përpoq të ndryshojë ligjin mbi shtetësinë në mënyrë që të mundësohet çdo etni shqiptare, pavarësisht nga vendi i lindjes dhe vendbanimi, të fitojë shtetësinë shqiptare dhe rrjedhimisht të drejtën për të votuar.
Përpjekja e tij për të ndryshuar ligjin mbi shtetësinë nuk ishte rezultat i shqetësimit të tij për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, por e dëshirës së tij për të siguruar numrin e mjaftueshëm të votave për të mbetur në pushtet. Megjithatë, kjo përpjekje doli e dështuar pasi nuk mori mbështetje të mjaftueshme.
Kur ishte në opozitë, Edi Rama drejtonte socialistët në një parti moderne të majtë evropiane, duke përfshirë edhe programin e saj dhe ideologjinë.
Rimëkëmbja ekonomike, ringjallja e shoqërisë, rivendosja e demokracisë dhe integrimi evropian ishin katër shtyllat kryesore të programit të tij, dhe votuesit shqiptarë i pranuan.
Ai arriti një progres gjatë dy viteve të para të mandatit të tij, kur ai u konsiderua si Kryeministër shumë premtues.
Gjithsesi entuziazmi i fillimin humbi kur Edi Rama u lidh me ‘Kanabizimin e Shqipërisë, krimin e organizuar dhe biznesin e drogës, kur Rama u përpoq ta hiqte vëmendjen e publikut nga këto probleme duke e kthyer vëmendjen tek nacionalizmi duke përdorur një gjuhë nacionaliste.
SHQIPËRIA E MADHE
Muajt e fundit Kryeministri Rama ka përdorur shprehi nacionaliste mbi idenë e Shqipërisë së madhe, të cilat ngjallën reagime tek vendet fqinje.
Rama po bën të njëjtën gjë si ish-Kryeministri Berisha kur flet për unifikimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Unifikimi me Kosovën është kthyer dhe në një subjekt debati publik.
Deri vonë gjendja e Shqipërisë nuk ka patur projekt për tu zgjeruar. Në kremtimet e 100 vjetorit, Berisha bëri përpjekjen e fundit për të qëndruar në pushtet, dhe të njëjtën gjë bëri dhe Rama.
Kjo gjuhë nacionaliste dëmton interesat kombëtare të Shqipërisë.
Rama luan me deklaratat për unifikimin me Kosovën, duke provokuar Serbinë dhe duke rrezikuar hapjen e kutisë Pandora të nacionalizmit në Ballkan.
Idetë nacionaliste që Rama mbështet duke mos marrë parasysh pasojat për rajonin janë të rrezikshme.
Politikanët maqedonasë kanë fajësuar Ramën për ndërhyrje në punët e tyre të brendshme dhe nxitje të konflikteve etnike, duke inkuruajuar komunitetin shqiptar të bëjnë kërkesa të reja.
Nëse kundërsharët e ‘Shqipërisë së madhe’ do kishin dorë të lirë, ata sigurisht do kishin kërkesa për një Serbi të Madhe dhe Kroaci të madhe, dhe mund të ndiznin 5 tensione dhe konflikte që mund të ishin më të dëmshme dhe se luftrat në Ballkanin e ’90-ës.
Washingtoni zyrtar i ka paralajmëruar liderët politikë të partive të përqëndrohen tek prioritetet, tek integrimi Euro-Atlantik.
Duke qenë anëtar i NATO-s , Shqipëria duhet të harrojë çdo projekt nacional.
Duhet të theksohet fakti se Kosova e ka të shkruar në Kushtetutë se nuk mund të aneksohet në asnjë shtet.
Prandaj, qeveria e re, duhet të merret jo me konceptin e Shqipërisë së madhe, por me investime dhe projekte për të përmirësuar mjedisin ekonomik.
Ajo duhet të zgjidh problemet të shumta, si çështja e pronave, vendosja e ligjit, korrupsioni i shumtë, dhe infrastruktura e pazhvilluar.
Analistët janë të mendimit se Rama po e drejton në mënyrë të gabuar Shqipërinë, për shkak të situatës të pafavorshme ekonomike, papunësisë së lartë, kostos së lartë të jetesës, pagave dhe pensioneve të ulëta, duke mos u mundësuar qytetarëve një jetë të mirë.
SHQIPËRIA DUHET TË DREJTOHET NGA E ARDHMJA
Gjatë viteve të fundit harta politike në Europën Juglindore ka ndryshuar nga e djathta tek alternativat e majta.
Bazuar në raportine DASH, prodhimi i kanabisit në Shqipëri vitin e kaluar u rrit me 5 herë.
Biznesi i drogës është bërë tërheqës. Kryeministri Rama nuk arrit të hapte 300.000 vende të reja pune siç premtoi.
Kultivimi i kanabisit ka sjellë përfitime tek ata që nuk kanë mundësi tjetër për të jetuar.
Në anën tjetër, shteti shqiptar nuk ka ofruar mundësi për qytetarët.
Duhet theksuar se biznesi i drogës ka rritur me gjysëm nivelin e GDP-së. Rama nuk është më i preferuari i vendeve perëndimore.
Rritja me 5 herë e prodhimit të kanabisit, është tregues që e pengon që ai të lëvdojë veten.
Gjatë fushatës për zgjedhjet në SHBA, Rama bëri disa deklarat kritike kundër Trump, dhe shprehu mbështetjen e hapur për Clinton.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do tregojnë nëse Basha është i aftë të përfitojë nga dobësitë e Ramës për të qenë ai, lideri i ri.
Gjithsesi, lideri i ri i Shqipërisë do jetë i varur nga LSI-ja e cila luan rol kyç.
Analistët kanë shënuar faktin se pas marrjes së vendit kandidat, qeveria shqiptare duhet të distancohet nga kritikat ndaj aktorëve ndërkombëtarë, promovimi i ideve nacionaliste dhe biznesi i drogës, por duhet të fokusohet tek plotësimi i kushteve për tu anëtarësuar në BE, intensifikimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përmirësimi i standarteve ligjore për të tërhequr investitorët e huaj./Hashtag.al
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2216″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post