23:34 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

ANALIZA e Mero Bazes: “Trima” përballë amerikanëve, dhe të dhjerë përballë “mullixhinjve”

08:59 | 08/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
ANALIZA e Mero Bazes: “Trima” përballë amerikanëve, dhe të dhjerë përballë “mullixhinjve”

Analisti Mero Baze është ndalur së fundi në një analizë ekonomike në lidhje me marrëveshjet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas tij ka disa biznesmenë në Kosovë të cilët janë të varur nga ana e Beogradit dhe nuk duan marrëveshje me Shqipërinë.

“Trima” përballë amerikanëve, dhe të dhjerë përballë “mullixhinjve” të Serbisë”, kështu e sheh situatën Baze.

REAGIMI I PLOTË:

Pandeli Majko ka artikuluar nëpër dhëmbë një të vërtetë të frikëshme. Bizneset po bllokojnë tregëtinë e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk e tha se cilët prej tyre, por historinë e kupton po të ndjekësh dështimin e radhës mes dy qeverive shqiptare.

Marrëveshja e cila do të firmosej në takimin e përbashkët të dy qeverive në Korçë, nuk u firmos nga qeveria e Kosovës, për shkak të ndikimit në këtë vendim, të së paku dy-tre biznesmenëve të mëdhenj të Kosovës që importojnë rreth 60 për qind të mallrave të tyre nga Serbia.

Ky është denoncimi i parë publik që një zyrtar shqiptar i bën mosfunksionimit të tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë, por dhe një e vërtetë e hidhur, se kush ndikon mbi vendimmarrjen e qeverisë në Kosovë.

Jo se Shqipëria ka një qeveri më të mirë në këtë aspekt, por me sa duket biznesmenët shqiparë janë të vetëmjaftueshëm ta komandojnë qeverinë vetëm për halle brenda Shqipërisë. Këta të Kosovës kanë më shumë interes të ruajnë tregun e tyre me Serbinë, se sa të hapin garën me tregun shqiptar.

Nuk dua ta shikoj si “patriot” këtë çështje, pasi ashtu e di që do marrin zjarr kot shumë njerëz, por si qytetar i një vendi të lirë kam të drejtë të kërkoj qarkullim të lirë mallrash mes dy vendeve. Edhe Ahmet Zogu e ka pas arritur në kohën e vet marrëveshjen me Beogradin që të kishte tregëti të lirë në dy anët e kufirit, në fashën deri 15 km, ndërsa Ramush Haradinaj me Edi Ramën nuk ia dalin të merren dot vesh.

Cila është arsyeja?

Aryseja  e parë është se qeveria e Beogradit ka një plan të qartë si të ruajë tregun e saj në Kosovë. Eksportuesit e mallrave ushqimorë në Kosovë subvencionohen nga qeveria në një masë të tillë, që ato të jenë konkurrues në tregun e Kosovës me mallrat e tjera.

Kjo për Beogradin është politikë tregëtare, ndërsa për biznesmenët e Kosovës, që janë importuesit kryesorë, është tregëti politike. Ata nuk po fitojnë si biznesmenë, por si të dërguar të politikës së Beogradit në biznes në Kosovë.

Por deri këtu, luajaliteti i tyre me politikën e Beogradit për të bërë tregëti po e quajmë që është çështje e tyre, por vasaliteti i qeverive të Kosovës ndaj tyre është problem serioz. Kjo tregon se ata i komandon korrupsioni edhe përballë interesit kombëtar.

Politikanët e Kosovës që kanë guximin të fusin Kosovën në ‘geto’ të Bashkimit Evropian, duke refuzuar marrëveshjen e pranuar ndërkombëtarisht të kufirit me Malin e Zi dhe akoma më keq, duke futur Kosovën në një rrugë pa krye, drejt zhbërjes si shtet, me përpjekjen për të refuzuar Gjykatën Speciale, edhe pse po i kërcënojnë pesë shtete kryesore të Perëndimit, por nuk kanë guxim të refuzojnë kërkesat e  dy tre biznesmenëve, që përfaqësojnë politikën tregëtare të Beogradit në Kosovë, për t’i hapur rrugën një marrëveshjeje të tregëtisë së lirë me Shqipërinë. Kjo tregon se armiku më i madh kombëtar i shqiptarëve në Kosovë, ashtu si dhe në Shqipëri mbetet korrupsioni. Është korrupsioni, ai që po i bën politikanët në Kosovë, “trima” përballë amerikanëve, dhe të dhjerë përballë “mullixhinjve” të Serbisë, në Kosovë.

Korrupsioni po zhbën Kosovën, po zhburrëron politikanët, po i bën ata ushtarë të bindur të një politike e cila kërkon deomos ta ruajë Kosovën politikisht si treg serb, dhe të zhbëjë gjithë atë që është bërë këto 20 vjet luftë për ngritjen e një shteti të ri.

Sot Kosova ka një kryeministër që SHBA i refuzon vizën, një President që nuk e thotë dot qartë dhe prerë, që nuk do ta zhbëjë Gjykatën Speciale, një opozitë si “Vetëvendosja” që tani po vuan përballjen e ideologjisë izolacioniste të saj, me realitetin e Kosovës dhe një parti opozitare si LDK, e cila politikisht është korrekte, por e pafuqishme për të ngjallur besimin e njerëzve.

Gjithë energjitë e politikës së Kosovës, sot po harxhohen se si të shpëtojnë nga izolimi I SHBA e Bashkimit Evropian nga një anë dhe si të ruajnë tregun serb përballë atij shqiptar nga ana tjetër.

Fiks këtë hall ka pasur dhe Milosheviçi para 20 vitesh. Edhe ai kishte problem si të hiqte qafe presionin e SHBA dhe BE, që e kërcënonin për izolim dhe embargo për Kosovën, dhe si të ruante ndikimin e tij në Kosovë.

Dhe kur mendon që këtë hall sot e kanë “komandantët”, ata që ishin betuar të vdisnin për Kosovën, e kupton se çmimi që i kishin vënë jetës së tyre, dikur për të vdekur për Kosovën, është më i vogël se çmimi që u kanë ofruar për të vdekur Kosovën.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: analizamero baze
Pas

Pas fejesës Jon Gjebrea dhe Merlin Haxhiymeri “arratisen” me pushime, ku po kalon ditë romantike çifti (FOTO)

Para

Basha gati për protesta, çfarë hapi po ndërmerr sot kreu i PD-së

Para
Festa e Krishtlindjes, Lulzim Basha uron besimtarët

Basha gati për protesta, çfarë hapi po ndërmerr sot kreu i PD-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.