Presidenti i vendit Ilir Meta ishte i pranishëm në analizën vjetore të punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit ku kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj tha se janë rritur dëmet ekonomike nga ana e institucioneve shtetërore, ndërsa shtoi se gjatë vitit 2017 KLSH ka vijuar të trajtojë me korrektesë dhe profesionalizëm letrat dhe ankesat e qytetarëve.
Meta tha në fjalën e tij se performancë e qëndrueshme dhe në rritje e KLSH ka ardhur në rritje si pasojë e modernizimit dhe metodave audituese.
“Performanca e qëndrushme dhe në rritje e KLSH, ka ardhur si rrjedhojë e modernizimit të metodave audituese.
Shtyllat kryesore në të cilat duhet të bazohet vijimësia e këtij institucioni duhet të jenë pavarësia dhe profesionalizmi.
KLSH duhet të kontribuojnë në jetesëmin e këtyre praktikave. Në një kohë që besueshmëria e publikut te institucionet është jo fort e kënaqshme. Një moment që lidhet është besimi te institucionet publike.
Përmiresimi i vazhdueshëm i trupës audituese, ky trajnim duhet të jetë i vazhdueshëm. Statistikat, që paraqiti z.Leskaj janë tregues i kualifikimit që duhet të vazhdoj edhe në vijim”, tha Meta. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post