Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka folur për analizën vjetore të e UKT-së. Sipas kryetarit të bashkisë çmimi i ujit që ka Tirana është sa gjysma e çmimit që ka Korça dhe Durrësi.
“Sepse investimi nga ky fitim është i shumëfishtë nga ky që kemi pasur. Por çmimi ujit në Tiranë është sa gjysma e çmimit të ujit që ka Korça dhe Durrësi. Dhe kur njerëzit interesohen pse do futësh investitorë ja për këtë arsye. Nuk do të rreshtim së menduari në mënyrë kreative për të parë mundësitë sesi ta shtojmë mundësitë e investimeve. Dua që në këtë argument, të rendis gjenë e tretë që nuk blihet me para, mirë që kemi fituar investime dhe ujin ne kemi fituar besimin e njerëzve. Më përpara kjo nuk ndodhte. Mesimi i njerëzve është arritja me e madhe e ujësjellsit për këtë vit. Njerëzit janë gati që të ofrojnë besim nëse e shikojmë që punohet. Indiferenca, arroganca është ajo që i vret njërëzit. Sot në Tiranë janë 105 vende ku po punohet për ujësjellsin. Të vazhdojmë të investojme tek besimi i njerëzve. Në këto 105 kantiere, kemi pasur 32 kilometra rrjet të ri. Kryesisht tuba prej gize. Qytet i projektuar për 100 mijë deri në 200 mijë banorë, në kemi mundur të plotësojmë me ujësjelllës më shumë se 1 milionë njerëz. Një qytet që kishte 7-8 orë ujë, sot kemi 14-15 orë ujë”, tha Veliaj. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post