21:47 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Analiza e Zhejit për situatën paszgjedhore: Pas heshtjes së Berishës fshihet një kërcënim

22:40 | 07/07/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një bravo e madhe për Edi Ramën, spastruesin e mediave!!

Analisti Artur Zheji ka komentuar situatën politike, pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Në një artikull me titull “Kryetepsixhiu Rama dhe Berisha i kërcënuar (?)”, Zheji shkruan se për t’i dhënë “Çezarit çfarë është e Çezarit”, nëse situata vijon kështu, nuk diskutohet më mandati i dytë i Ramës, por ka filluar puna për të tretin, që domethënë 2021-2025.

Heshtjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, që po komentohet shumë ndër politikanë por edhe në media, Zheji e cilëson si një kërcënim, por nuk sqaron se për kë dhe nga kush.

 “Eshtë akoma Sali Berisha, qëndra e vërtetë e pushtetit të vërtetë në PD? Është Berisha i kërcënuar, apo është aktor dhe pjesë e një marrëveshjeje sekrete me Ramën, në këmbim të imunitetit të tij personal dhe familjar të plotë, nga ndërkombëtarët dhe Vettingu? Asgjë nga këto që po bën dhe s’po bën Doktori, që në të vërtetë është një asgjëbërje perfekte, një heshtje ogurzezë për standartin e zgjedhjeve, një heshtje me të cilën pra askush nuk është mësuar prej tij, duket se fshihet patjetër diçka, një kërcënim ndoshta”- shkruan Zheji.

ARTIKULLI I ZHEJIT

Të gjithë kanë gabuar diçka në përllogaritjet e tyre. Dhe kjo nuk është çështje fati, është padyshim çështje zotësie, të cilën kryetepsixhiu, në artin e gatimit politik, është sot për sot më i miri.

Për ti dhënë “Çezarit çfarë është e Çezarit”, nëse situata vijon kështu, nuk se diskutohet më mandati i dytë i Ramës, por ka filluar puna për të tretin, që domëthënë 2021-2025.

Aleati kryesor i kryeministrit aktual, pra të kryetepsixhiut të përgjithshëm, është sot për sot Partia Demokratike, që po shkërmoqet ditë pas dite, nën trysninë e panjohur të diçkaje.

Është akoma Sali Berisha, qëndra e vërtetë e pushtetit të vërtetë në PD?

Është Berisha i kërcënuar, apo është aktor dhe pjesë e një marrëveshjeje sekrete me Ramën, në këmbim të imunitetit të tij personal dhe familjar të plotë, nga ndërkombëtarët dhe Vettingu?

Asgjë nga këto që po bën dhe s’po bën Doktori, që në të vërtetë është një asgjëbërje perfekte, një heshtje ogurzezë për standartin e zgjedhjeve, një heshtje me të cilën pra askush nuk është mësuar prej tij, duket se fshihet patjetër diçka, një kërcënim ndoshta.

Doktori që u ngujua pothuajse i vetëm në Presidencë në vitin ’97, kur Shqipëria ishte në flakë dhe gëlonte nga banditë dhe kur kërkohej koka e tij, hapur dhe kërcënueshëm, nuk është aspak Doktori i 20 viteve më pas.

Sigurisht mosha bën të vetën dhe kjo është njerëzore, por edhe kjo arësye nuk mjafton për të shpjeguar mosqëndrimin e tij të këtyre kohëve që po rrjedhin pas marrëveshjes së mesnatës së 17 Majit, Rama-Basha, që ndoshta ka qenë në të vërtetë një Marrëveshje Berisha-Rama.

Humbja e pothuajse 200.000 votave nga PD, ishte një dhuratë e papritur, por dukshëm e merituar dhe e djersitur shtrenjtë nga Rama dhe bie erë.

Të gjithë e nuhasin këtë erë të keqe, të gjithë e vërejnë dhe e thonë dhe e bërtasin dhe në të njëjtën kohë asgjë nuk ndodh.

Sepse me sa duket pritet realizimi pjesë pjesë i marrëveshjes. Duket pra se Berisha dhe Basha, presin fjalëmbajtjen e Ramës, sipas neneve të marrëveshjes së 17 Majit, ku një nga pikat e saj, duket se është edhe “Heshtja” paszgjedhore dhe pranimi i faktit të kryer të deformimit të tyre.

Kjo do të thotë që Shtatori do të sjellë një faqe të re në historinë tonë politike të përçudnuar. Partitë politike do të luajnë  në mënyrë pozicionale dhe sipas përllogaritjeve.

Mos ndoshta edhe PD e ka zgjedhur tashme Ramën, si kryemenaxher edhe të interesave të saja?

Shenjat e para tregojnë se po.

Pyetja shtrohet: Për çfarë interesash bëhet fjalë?

Përgjigja sot për sot është e pamundur, por një gjë është e qartë: “Sigurisht që nuk janë interesa politike… (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: artur zheji
Pas

Vazhdojnë protestat e dhunshme në Hamburg ndaj G20-tës (VIDEO)

Para

Vrau me thikë të riun shqiptar pas sherrit për një vajzë, italiani jep dëshminë në polici

Para
Vrau me thikë të riun shqiptar pas sherrit për një vajzë, italiani jep dëshminë në polici

Vrau me thikë të riun shqiptar pas sherrit për një vajzë, italiani jep dëshminë në polici

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.