10:57 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

ANALIZA: Portali “Me ty për Shqipërinë që duam” simbol i shtetit apo i partisë?

17:36 | 24/01/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
ANALIZA: Portali “Me ty për Shqipërinë që duam” simbol i shtetit apo i partisë?

Shteti vs partia në periudhën para dhe gjatë fushatës elektorale: Rekomandimi nr.3 i IDIHR/OSBE (2017) ende i papërmbushur: “Qeveria duhet të analizojë efektshmërinë e përpjekjeve të mëparshme për të luftuar shpërdorimin e burimeve shtetërore dhe presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit. Ajo duhet të marrë në konsideratë ngritjen e një organi transparent, të pavarur dhe përfshirës me detyrën dhe kompetencën e veprimit dhe të ndjekjes nëse vihet në dijeni për çështje të tilla në periudhën para dhe paszgjedhore. Kjo strukturë mund të ngrihet edhe në nivel vendor në një kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve të radhës”.

Konkretisht, çfarë ndodh kur partia në pushtet aplikon praktika që ngjasojnë me modelin e partisë shtet? Ja një shembull konkret: portali zyrtar i qeverisë dhe flamuri partiak në të si simbol i shtetit dhe partisë. Si është e mundur që në të gjitha zyrat elektorale të partisë dhe njëherësh në të gjitha zyrat shtetërore gjendet i njëjti portal, i njëjti slogan, e njëjta foto, flamuri partiak si simbol shtetëror? A mund të jetë transparent për qytetarët dhe i besueshëm në funksionin e tij si pikë thelbësore referimi nga kryeministri, ministrat, deputetët, etj, portali “ME TY PËR SHQIPËRINË QË DUAM”, kur ai në faqen kryesore të tij ka një miting elektoral të subjektit Partia Socialiste në fushatën e fundit zgjedhore. Fotoja është e takimit elektoral në Vlorë, zonë elektorale e kryeministrit, dhe tashmë e paguar me taksat qytetare dhe në emër të shtetit u imponohet qytetarëve. A është normale që qytetarët të ftohen dhe madje të detyrohen të klikojnë për punë, ankesa dhe dialog me një portal qeveritar që simbolizon një parti politike, mitingun e saj elektoral dhe flamurin e saj partiak? A mban dikush përgjegjësi për akte të tilla që përbëjnë shkelje të ligjit?

Ky është rasti i parë i denoncimit nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), organizatë e cila me mbështetjen e Programit të USAID-it në Shqipëri (ACDC – Accelerated Civil Development und Cooperation) po kryen monitorimin e vendimmarrjeve dhe të aktivitetit të institucioneve në raport me fushatën elektorale. Nisma “Për zgjedhje të ndershme: Të ndalojmë shpërdorimin e burimeve shtetërore” aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe vjen edhe në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në fushën e zgjedhjeve, anti-korrupsionit dhe të shtetit të së drejtës.

Stafi monitorues i ISP ka vizituar zyrat elektorale të PS në Tiranë dhe në secilën prej tyre gjendet e njëjta foto e slogan në sfond me portalin qeveritar “Me Ty për Shqipërinë që Duam”. Gjithashtu janë dokumentuar mbi 50 institucione qendrore, ministri dhe ente publike, të cilat në hyrje të tyre kanë të njëjtin portal, të njëjtën fotografi elektorale dhe të njëjtin apel për përdorimin e tij nga qytetarët. Secili prej këtyre akteve është në kundërshtim flagrant me ligjin mbi partitë politike dhe Kodin Zgjedhor, – dhe është tregues i diferencës ende të madhe midis deklarimeve publike për standarde më të larta demokracie e zgjedhore dhe sjelljes reale të partisë që kontrollon pushtetin qendror.

ISP i është adresuar institucioneve përgjegjëse për dhënien fund të kësaj praktike abuzuese. Reagimet e para kanë qenë zhgënjyese. ISP ka vijuar komunikimin me nivelet drejtuese të institucioneve përgjegjëse dhe është në pritje të reagimit të tyre.

ISP vijon të presë dhe të marrë informacione të ndryshme që vijojnë nga organizata partnere, media, qytetarë, subjekte të ndryshme, etj, lidhur me raste të mundshme të abuzimit me burimet shtetërore dhe publike në funksion të fushatës elektorale. Denoncimet bëhen direkt në faqen e ISP, në FB, Instagram dhe rrjete të tjera komunikimi.

Pas

Alarmi nga Gjermania: Terroristët të motivuar politikisht, zyrtarë të lartë shqiptarë të përfshirë në larjen e parave ‘ndihmojnë’ organizatat kriminale

Para

“Situata është alarmante”, Kryemadhi thirrje qytetarëve për protestë: Largimi i Ramës mision kombëtar

Para
Kryemadhi nga Lezha: Rama i është dorëzuar krimit, merr mallin nga ata

"Situata është alarmante", Kryemadhi thirrje qytetarëve për protestë: Largimi i Ramës mision kombëtar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestime, procedime penale dhe një ngjarje tragjike gjatë natës në Fier

‘Giro d’Italia’ vijon sot me Etapën e Dytë në Tiranë, itinerari për 13.7 km e kronometrit në kryeqytet

Vrasja 34-vjeçarit, autori krimi mbërrin në gjykatë! Hakmarrja për dhunimin e prindërve nga motra e viktimës, si Ylber Jaku u kthye nga Anglia dhe i mori jetën të riut

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë (EMRI)

Itali/ Pjesë e trafikut të drogës, 18-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë të pastër! E kishte kthyer apartamentin në laborator narkotikësh

Goditi me thikë bashkëshorten blogere dhe më pas veten, kush është dizajneri i famshëm shqiptar që dha fund jetës në moshën 34-vjeçare

Vrau më 2019 në Lushnjë tregtarin Besnik Hida bashkë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, arrestohet në Greqi 51-vjeçari! Policia: Do ekstradohet (EMRI)

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Sot dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, bllokohet sërish Tirana, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.