14:25 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Analiza taktike e Arrigo Sacchit: Ja si Interi mund t’i përmbysë parashikimet dhe t’i bëjë ballë furisë së Guardiolës

14:11 | 10/06/2023
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Analiza taktike e Arrigo Sacchit: Ja si Interi mund t’i përmbysë parashikimet dhe t’i bëjë ballë furisë së Guardiolës

Ish-trajneri Arrigo Sacchi ka folur për ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Manchester City dhe Interit, e vlefshme për finalen e Champions League. Ky është komenti i tij në pritje të finales së Stambollit, bërë përmes “Gazzetta dello Sport”:

“Të gjithë e marrin si të mirëqenë fitoren e Manchester City, por duhet të kujtojmë gjithmonë se asgjë nuk merret si e kryer në futboll. Ky sport është i bukur gjithashtu (dhe mbi të gjitha) sepse shoqërohet nga paparashikueshmëria.

Sigurisht që skuadra e Guardiolës është favorite, për shkak të një shkalle më të lartë teknike dhe loje të përjetuar ndër vite, të cilës i janë bashkuar edhe kampionë të kalibrit të Haaland. Por Interi mund të thotë fjalën e tij, mund t’i vërë anglezët në vështirësi, jam i bindur për këtë, sepse i ka aftësitë dhe armët.

E rëndësishme është që Interi të mos ketë frikë, por të dëshirojë ta mahnisë publikun. Të gjithë lojtarët e Simone Inzaghit, e përsëris, janë të gatshëm të sakrifikojnë në emër të kauzës së përbashkët.

Duke qenë kështu, mund të konkludohet: një ekip si Manchester City është i destinuar të fitojë, nuk ka dyshim. Por mos harroni se ka gjithmonë një kundërlëvizje për të çorientuar edhe kundërshtarë të fortë si ky. Gjëja e parë për të nënvizuar: Interi kaloi me meritë në finalen e Stambollit, duke kapërcyer çdo gjë tjetër, veç pengesave të thjeshta, si Porto në 1/8 finale, Benfica në çerekfinale dhe Milani në gjysmëfinale. Dhe në këto gjashtë ndeshje ka marrë 4 fitore dhe 2 barazime. Prandaj, zikaltrit nuk janë mposhtur asnjëherë në ndeshjet me eliminim direkt.

Një tjetër detaj që nuk duhet anashkaluar: Interi, në fazën e grupeve, mundi të mposhtë Barcelonën në “San Siro” dhe të barazojë në “Camp Nou”. Blaugrana-t nuk janë dosido, ato sapo kanë fituar La Liga-n. Të gjitha këtyre iu shtojmë faktin se zikaltrit kanë vendosur tashmë në palmaresin e tyre Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë.

Fakti i arritjes së një finaleje të Ligës së Kampionëve 13 vite pas herës së fundit (në vitin 2010 me Mourinhon) është karburanti tjetër që mund të ushqejë motorin e Interit. Për më tepër, Interi arrin në këtë takim në formë të mirë fizike dhe mendore. Kjo do t’i lejojë zikaltrit të luajnë lojën e tyre bazuar në një mbrojtje të shumtë dhe heroike, me kundërsulme.

Nga pikëpamja taktike, pres një ndeshje të mirë dhe argëtuese. Manchester City do të përpiqet të zotërojë lojën, siç është në ADN-në e tij. Interi me siguri do t’i japë rëndësi mbrojtjes, pa lënë pas dore ato ndryshime të shpejta përpara që mund të çajnë një ekip të organizuar si ai i Guardiolës. Agresioni do të jetë thelbësor. Vjedhja e topit dhe ikja në kundërsulm, ky duhet të jetë plani taktik i Inzaghit.

Në këtë mënyrë do të frikësonte britanikët, të cilët ndoshta do të humbnin shumë nga siguritë e tyre. Nëse i prisni 90 minuta në zonën tuaj, jeni në rrezik serioz. Kolektivi do të jetë vendimtar; gjithmonë duke pasur një ekip të shkurtër, të lidhur, sinergjik. Është e vërtetë që Manchester City ka lojtarë të mrekullueshëm, por as Interit nuk i mungojnë.

Mendoj për Lautaro, Calhanoglu, Brozovic, Lukaku, Dzeko, Barella. Mjerë dikush po të ndjehet inferior… Manchester City është favorit, jam dakord, por zikaltrit kanë atë që duhet për të përmbysur parashikimet”.

Pas

“I bëra me faceta”, Arbana Osmani rregullon dhëmbët dhe reagimin e nënës së saj nuk duhet ta humbisni

Para

E rëndë në Durrës, 3 të rinjtë kërcënojnë me armë biznesmenin, e godasin me çekiç dhe i dëmtojnë lokalin

Para
E rëndë në Durrës, 3 të rinjtë kërcënojnë me armë biznesmenin, e godasin me çekiç dhe i dëmtojnë lokalin

E rëndë në Durrës, 3 të rinjtë kërcënojnë me armë biznesmenin, e godasin me çekiç dhe i dëmtojnë lokalin

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore

“Aleatët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen”, ambasada e SHBA: Synimi është investimi sa 5% e PBB-së

Detaje/ Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë: U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit, tentoi të hidhej nga makina

’11 maji’/ Celibashi, mesazh anëtarëve të grupeve të numërimit e të KZAZ-ve: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” sjell pasoja ligjore!

Von der Leyen i uroi për fitoren, Rama i përgjigjet presidentes: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt BE

Merr formë Parlamenti i ri/ Dominim i PS në numrin e ulëseve, PD tkurret, ka vend edhe për forcat e reja (Grafika)

Akuzohet për krime kibernetike ndaj qytetarëve amerikanë, ekstradohet drejt SHBA-ve i riu nga Kosova

SHBA kërkon 5% të PBB-së për mbrojtje, aleatët e NATO-s kërkojnë kompromis në Turqi

EMRI/ Përndiqte të miturën dhe e kanoste për t’i marrë para, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Kontrolli i banesës nga SPAK/ Gjykata e Lartë pranon rekursin e vëllait të Erion Veliajt dhe kthen çështjen në Apelin e Posaçëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.