Pak ditë më parë kryeministri Rama njoftoi për një operacion të madh për ujin kur deklaroi se të gjithë ata që kishin lidhje të paligjshme të vetërregullohen ose do kenë pasoja të rënda. Në këtë operacion kryeministri nuk anashkaloi edhe ata që I kishin ndëruar vetë puset e ujit.
Rama tha se për përdorimin e tyre do duhet të ketë autorizim si dhe i gjithë sistemi i puseve do të kontrollohet me matës.
Në lidhje me këtë avokati Altin Goxhaj në një reagim të tij në rrjetet sociale ka shpjeguar se përse ky operacion për puset e ujit është I paligjshëm.
Ai paraqet 5 pika ligjore dhe tregon shkeljet. Duke iu referuar neneve të caktuara që rregullojnë këtë sektor, Goxhaj thotë se nuk mund t’u vendoset tarfië askujt që nuk e ka ujin e pusit për shitje pasi tarifën e ujit konsumatori e paguan për shërbimin e furnizimit me ujë të ofruar nga OPERATORËT nëpërmjet rrjetit shpërndarës, duke argumentuar se nuk kemi të bëjmë me të njëjtin rast tek ata që hapin vetë puset.
ANALIZA E PLOTË:
Analizë e shkurtër ligjore me 5 pika që tregon se OPERACIONI KUÇEDRA E PUSEVE është i paligjshëm sepse..
Nga Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga (Studio Ligjore Aga & Goxhaj Laë Firm)
Marrë nga ERTV Live, Edi Rama 6 Nëntor 2017: “25 mijë puse rezultojnë të hapura në Republikën e Shqipërisë, nga të cilat vetëm 265 kanë leje. Një barbari më vete, por edhe kjo produkt i një tradite thuajse 30-vjeçare braktisjeje të detyrës nga ana e shtetit, në raport me këtë nevojë jetike të qytetarëve. Brenda vitit 2018, çdo konsumator që përdor, apo dëshiron të përdorë ujërat nëntokësorë duhet të jetë i pajisur me leje autorizimi për ta shfrytëzuar këtë pasuri të përbashkët. Formalizimi i të gjitha puseve që plotësojnë kushtet teknike dhe mbyllja e të gjitha puseve që nuk i plotësojnë këto kushte do të jetë pjesë e këtij operacioni. I gjithë sistemi i puseve po ashtu do të kontrollohet me matës.”
Sipas legjislacionit tonë nuk ka asnjë shnas për të penalizuar asnjë familje apo biznes shqiptar për ujin e pusit apo vetë hapjen dhe shfrytëzimin e pusit që e përdor për përdorim brenda pronës së tij dhe nuk e shet! Dhe a e dini sepse?
———————————————
ARSYEJA E PARË QË VËRTETON SE “OPERACIONI KUÇEDRA E PUSEVE” ËSHTË I PALIGJSHËM
Sepse gjithë baza ligjore dhe rregullatore e Republikës së Shqipërisë në lidhje me hapjen e puseve, të drejtën për ta shfrytëzuar ka dalë jashtë funksionit në 3.12.2013 sepse sipas Neni 104 të Ligjit Nr. 111/2012 për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, datën 15.11.2012 “Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 1 vit pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 15.11.2012” dhe botimi në Fletoren Zyrtare ka ndodhur në 3.12.2012 pas dekretimit nga Presidenti Bujar Nishani. Dhe në Nenin 103 “Shfuqizimet” thuhet tetkstualisht se “Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 8093, datë 21.3.1996 “Për rezervat ujore”, i ndryshuar, si dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji shfuqizohen.”
Pikërisht ky është problemi, që Qeveria e Kuçedrës së Ujit të Puseve ka harruar të ndryshojë të gjithë bazën rregullatore të hapjes së puseve, përfshi edhe ato për përdorim personal dhe jo të shitjes së ujit, për t’ju referuar Ligjit të rid he jo atij të vjetër.
Sipas Vendimit Nr 1304, datë 11.12.2009 “Për miratimin e modelit të Rregullores “Për furnizimin me ujë dhe për kanalizimet në zonën e shërbimit të ujësjellës kanalizimeve sh.a.” që miraton “Kodi i furnizimit me ujë dhe kanalizimeve rregullore për furnizimin me ujë dhe kanalizimet në zonën e shërbimit të shoqërisë anonime ujësjellës kanalizime” përcaktohet mënyra e hapjes dhe shfrytëzimit të puseve për përdorim privat sipas Pikës 2.6 “Sistemet e pavarura individuale të furnizimit me ujë” ku tregohet qartë se referenca ligjore është “Ligji Nr. 8093, datë 21.03.1996 “Për rezervat ujore” me ndryshime.” I cili është shfuqizuar në dt 3 Dhjetor 2013 dmth 3 muaj pas ardhjes në pushtet të Kuçedrës së Ujit të Puseve!
“2.6.1. Subjektet që kërkojnë të shfrytëzojnë burime të tjera të furnizimit me ujë (puse në oborre etj.) për aktivitet jetësor të përditshëm ose për qëllime të tjera (nevoja teknologjike, ujitje etj) janë të detyruar të marrin leje për hapjen dhe shfrytëzimin e tyre pranë autoriteteve përkatëse në përputhje me ligjin për Burimet Ujore. Për referencë Ligji Nr. 8093, datë 21.03.1996 “Për rezervat ujore” me ndryshime.
Po ashtu çdo reference tjetër ligjore dhe administrative, bazuar në ligje, VKM, apo Vendime të autoriteteve rregullatore, liçensuese dhe inspektuese në lidhje me hapjen dhe shfrytëzimin e puseve jo vetëm që nuk është ndryshuar bazuar te referenca e re ligjore që ka hyrë në fuqi në 3 Dhjetor 2013.
———————————————
ARSYEJA E DYTË QË VËRTETON SE “OPERACIONI KUÇEDRA E PUSEVE” ËSHTË I PALIGJSHËM
Sepse nuk mund t’u vendoset tarfië askujt që nuk e ka ujin e pusit për shitje!
Sipas bazës ligjore dhe rregullatore të vendosjes së tarifave në Nenin 1 të Vendim Nr. 42, Datë 09.12.2015 “Për miratimin e metodologjisë per vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura” të Entit Rregulllator të “Sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura” përcaktohet qartë se
“Tarifa e ujit ” është çmimi që konsumatorët duhet të paguajnë për shërbimin e furnizimit me ujë të ofruar nga OPERATORËT nëpërmjet rrjetit shpërndarës. Tarifa e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve vendosen për të mbuluar koston e prodhimit, trajtimit të ujit, depozitimin dhe shpërndarjes së tij tek KONSUMATORËT, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura si edhe faturimin dhe mbledhjen e të ardhurave nga këto shërbime.”
Pra tarifat vendosen vetëm për operatorët që ofrojnë shërbimin dhe kjo tarifë vendoset për të mbuluar kostot e prodhimit, trajtimit të ujit, depozitimin dhe shpërndarjes së tij tek konsumatorët, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura si edhe faturimin dhe mbledhjen e të ardhurave nga këto shërbime”
Por a është operator ai që e hap pusin dhe e përdor për nevojat e tij dhe jo për konsumatorët?
Sipas Rregullore së Liçencimit për procedurat e dhënies dhe rinovimit të liçencave profesionale për subjektet juridike e fizike që ushtrojnë veprimtari në sektorin e furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura (e ndryshuar me Vendim të KKRR Nr. 50, datë 30.12.2013) Neni 3 tek “Përkufizime” përcaktohet qartë se çfarë quhet Operator: “OPERATORË” janë subjektet juridike apo fizike të liçencuara nga ERRU, që operojnë në sistemet e furnizimit me ujë, kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe trajtimit të tyre.
Pra vetëm ata që janë të liçensuar nga ERRU.
Por liçensa sipas këtij përcaktimi po në këtë Nen: “Liçencë” do të thotë leja profesionale që i jepet një personi fizik apo juridik në përputhje me ligjin nr. 8102, datë 28.03.1996, të ndryshuar si dhe VKM nr. 958, datë 06.05.2009 për ushtrimin e aktivitetit në sektorin e furnizimit me ujë, largimit të ujërave të ndotura dhe përpunimit të tyre.”
Pra në 30 Dhjetor 2013, Qeveria e Kuçedrës së Ujit të Puseve për përcaktimin e liçensës i është referuar Ligjit që ishte shfuqizuar në 3 Dhjetor 2013 dmth lijigt 8102, dt 28.03.1996 dhe jo Ligjit Nr. 111/2012 “për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” që kish hyrë në fuqi në 3 Dhjetor 2013.
Por a është shërbim ndaj konsumatorëve kur ti e përdor për vete?
Çfarë përcaktimi ka ligji për mbrojtjen e konsumatorëve
Ligj Nr.9902, datë 17.4.2008 Për Mbrojtjen e Konsumatorëve Neni 3 Përkufizime
6. “Konsumator” është çdo person, i cili blen ose përdor mallra apo shërbime për plotësimin e nevojave vetjake, për qëllime që nuk kanë lidhje me veprimtarinë tregtare ose ushtrimin e profesionit.
Pra sipas përkufizimeve të Legjislacionit Shqiptar që të jesh operator subjekt I liçensimit dhe lejeve për hapje apo përdorim të puseve duhet të që ujin e pijshëm ta prodhosh, ta trajtosh, ta depozitosh dhe ta shpërndash tek “KONSUMATORËT” dhe siç e kuptoni që kur e ke për vete ujin dhe nuk ua shet të tjerëve atëhere përfituesit konkret të ujit të pusit nuk janë konsumatorë që të paguajnë për këtë shërbim.
I vetmi rast kur mund ti vendoset tarifë për ujin atij që ka pus është vetëm për ujërat e zeza nëse Ujësjellësi I ka bërë instalimet e nevojshmë për derdhjen e tyre jashtë sipas Vendimit Nr. 42, Datë 09.12.2015 “për miratimin e metodologjisë per vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura” të marrë nga Enti Rregullator i sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura, ku në Nenin 8 përcaktohet se “5. Në rast se konsumatori furnizohet me ujë nga një pus ose burime të tjera dhe operatori i ofron shërbimin me kanalizime mund të aplikohet një tarifë fikse për kanalizimet.” Pra vetëm për ujërat e zeza!
———————————————
ARSYEJA E TRETË QË VËRTETON SE “OPERACIONI KUÇEDRA E PUSEVE” ËSHTË I PALIGJSHËM
Sepse sipas bazës ligjore, të vetmit shpues pusesh që janë subjekt I legjislacionit shqiptar janë ata që e bëjnë këtë për shkaqe tregtare pra qu ua ofrojnë të tjerëve dhe jo kur e bëjnë për vete.
Ligj nr. 111/2012 “për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” në Neni 56 “Shpuesit profesionistë” përcakton se vetëm shpuesit që e ushtrojnë veprimtarinë mbi bazë tregtare dhe jo atë që e bëjnë shpimin për vete: “1. Shpuesi profesionist për ujë, që e ushtron veprimtarinë mbi bazë tregtare, duhet të jetë i pajisur me licencën e parashikuar në kategorinë III.7 të shtojcës së ligjit për licencat. Kjo veprimtari licencohet sipas ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë ”, të ndryshuar.”
Sipas “Rregullores së liçencimit për procedurat e dhënies dhe rinovimit të liçencave profesionale për subjektet juridike e fizike që ushtrojnë veprimtari në sektorin e furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura (e ndryshuar)” të miratuar me Vendim të KKRRU Nr. 29 datë 08.12.2009 (Ndryshuar me Vendim të KKRR Nr. 30, datë 07.12.2012 Ndryshuar me Vendim të KKRR Nr. 50, datë 30.12.2013) të miratuar në Tiranë, Dhjetor 2009 nga Enti Rregullator I Ujit në Neni 4 “Liçencat Sipas VKM nr. 958, datë 06.05.2009,”
“ERRU lëshon liçenca për veprimtaritë e mëposhtme:
a) Kategoria A, grumbullimi dhe shpërndarja e ujit për konsum publik
b) Kategoria B, përpunimi i ujit për konsum publik
Dhe po ashtu përcakton në Neni 16 “Sanksionet”: “KKRRU do të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për çdo person fizik apo juridik, sipas ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996, të ndryshuar, neni 32/1, në rastet kur ky operator kryen aktivitetet e grumbullimit, shpërndarjes së ujit për konsum publik dhe largimin e përpunimin e ujërave të ndotura pa patur liçence nga KKRRU. “
Pra bëhet fjalë vetëm për rastet kur flitet për konsum publik.
Dhe në ANEKSI 5 Pagesat Për Liçencim Sipas kategorive tëpërcaktuara në Vendim Nr. 958, datë 06.05.2009 përcaktohet se konsumi public matet sipas disa kategorive
Kategorive, “grumbullimin dhe shpërndarjen e ujit për konsum public deri në” “10.000 banorë, 50.000 banorë, mbi 150.000 banorë.
Pra vlejnë lejet, autorizimet dhe liçensimet vetëm kur përdoret për konsuma public sipas përcaktimeve të ligjit.
———————————————
ARSYEJA E KATËRT QË VËRTETON SE “OPERACIONI KUÇEDRA E PUSEVE” ËSHTË I PALIGJSHËM
Sepse mbi bazën ligjore në fuqi, të vetmit subjekte që janë objekt inspektimi, ndalimi, gjobash apo masash ndëshkimore janë ato subjekte që e përdorin pushin dhe ujin e tij për përfitim public në favour të të tretëve.
Sipas Enti Rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura,
Rregullore Nr. 01, datë 06.01.2012 për “Procedurat e konstatimit dhe shqyrtimit te kundërvajtjeve administrative, dhe marrjen e vendimit për dënimin e kundërvajtjeve administrative ne sektorin e furnizimit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura” përcaktohet qartë në Neni 3 “Përkufizime Në kuptim të kësaj rregulloreje, termat e mëposhtëm do të kenë këto kuptime: “Subjekt” është çdo person fizik apo juridik, privat apo publik që merret me veprimtarinë e grumbullimit, të shpërndarjes, largimit dhe trajtimit të ujit, PËR PËRFITIM PUBLIk;”
Në të vetmet raste që shteti ka të drejtë të ndërhyjë është kur tubat e pusit lidhen me tubat e Ujësjellësit. Dhe kjo përcatohet me VKM Nr. 1304, datë 11.12.2009 “për miratimin e modelit të rregullores “për furnizimin me ujë dhe për kanalizimet në zonën e shërbimit të ujësjellës kanalizimeve sh.a.” përkatësisht në Kodin e Ujit “2.6 Sistemet e pavarura individuale të furnizimit me ujë” Pika 2. “Ndalohet lidhja e sistemeve të pavarura (puse etj.) të furnizimit me ujë me rrjetin e brendshëm të objektit ose banesës në rast se objekti ka një lidhje të furnizimit me ujë nga sistemi publik i furnizimit me ujë të administruar nga UK __________ sh.a.”
———————————————
ARSYEJA E PESTË QË VËRTETON SE “OPERACIONI KUÇEDRA E PUSEVE” ËSHTË I PALIGJSHËM
Sepse sipas kërkesave të ligjit, shteti ka pas për detyrë që të publikojë qartë në internet dhe mjeteve të tjera të përshtatshme dhe pa gabime dhe pa shkelur ligjin apo referuar ligjeve që vetë ka shfuqizuar të gjitha proçedurat licencimit, autorizimit dhe lejimit sipas detyrimit të përcaktuar në Nenin 10 të Ligjit Nr.10 081, datë 23.2.2009 “për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”
“Neni 10 Parimet për përcaktimin e procedurave të licencimit, autorizimit dhe lejimit” / “Pika 4. Organet publike, që kanë kompetencë në procesin e dhënies së licencave, autorizimeve apo lejeve, në çdo rast, sigurojnë, nëpërmjet faqeve të tyre zyrtare të internetit dhe mjeteve të tjera të përshtatshme, informimin e plotë të të interesuarve e të publikut për kuadrin ligjor, kriteret, procedurat, afatet, format e aplikimit dhe dokumentet shoqëruese të kërkuara, si dhe ofrojnë shërbime këshillimi për kërkuesin.”
Nëse futesh në faqen online nuk gjen asgjë për familjarët dhe ata që kanë hapur, po hapin apo duan të hapin puse.
Ja pra KUÇEDRA E UJIT TË PUSEVE jo vetëm që vetë s’di çfarë është ligji por edhe juristët e tij janë më të paaftë se ai vetë.
(B.H/Faxweb)