09:32 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ancelotti nuk përmbahet dhe humbet seriozitetin, fajin e ka merkato (Video)

12:03 | 04/06/2023
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ancelotti nuk përmbahet dhe humbet seriozitetin, fajin e ka merkato (Video)

Carlo Ancelotti po përgatitet të mbyllë sezonin me Real Madridin. Pas eliminimit nga Champions League kundër Manchester City-t, trajneri u kritikua edhe nga shtypi, e gjithashtu u përfol për një lamtumirë të mundshme.

Zëra që shqetësojnë edhe merkaton dhe metamorfozën e mundshme të sulmit të madrilenëve. Trajneri italian u ngacmua për këtë në konferencën për shtyp.

Ancelotti rrallëherë nuk e ka përmbajtur veten në konferencën për shtyp. Trajneri i Real Madridit ndoshta nuk e priste që një nga pyetjet e para të vinte për zgjedhjet e ardhshme në negociata.

Nga ana tjetër, ditët e fundit është përfolur shumë për lamtumirën e mundshme të Benzema, i cili përfundoi në shënjestrën e Al Ittihad. Një shitje e mundshme do të përfaqësonte një revolucion për skuadrën spanjolle e cila pas vitesh do ta gjente veten pa liderin e saj në sulm.

Gjithashtu në këtë rast nuk mungojnë thashethemet për zëvendësuesit e mundshëm. Mes tyre është edhe Harry Kane, i Tottenham. Për të blerë sulmuesin anglez do të duhej një ofertë e jashtëzakonshme prej të paktën 100 milionë eurosh.

Pikërisht këto thashetheme përfunduan edhe në sallën e shtypit të Real Madridit, me Carlo Ancelottin i cili fillimisht e gjeti veten duke u marrë me merkato dhe jo me Athletic Bilbao, kundërshtari i fundit i sezonit në La Liga.

Përballë pyetjes së drejtpërdrejtë për Kane, Ancelotti pati një reagim të papritur dhe të veçantë. Fillimisht shpërtheu në të qeshur e më pas vuri dorën në ballë. Më pas shpjegoi: “Ju intereson shumë se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm, por nuk do të flas për të ardhmen e skuadrës”.

Sa për Harry Kane, është e pamundur të mos e njohësh vlerën e një prej sulmuesve më të mirë në botë: “Kane është një lojtar i madh, por ai i përket Tottenhamit dhe ne duhet ta respektojmë atë dhe klubin”.

Fjala e mbyllur, por ato të qeshura… Për Benzema, megjithatë, Ancelotti ishte më i drejtpërdrejtë: “Karim ka një kontratë njëvjeçare, nuk kemi asnjë dyshim”. Është zgjidhur çështja? Për momentin.

😆 Ancelotti se parte cuando le preguntan por Harry Kane. #LaCasaDelFútbol pic.twitter.com/1oaqsLt3eD

— Fútbol en Movistar Plus+ (@MovistarFutbol) June 3, 2023

Pas

Tre shenjat e horoskopit që do të kenë një verë “të keqe”, plot me drama emocionale dhe probleme financiare

Para

Shkon në 300 numri i viktimave në Indi nga përplasja e trenave, çfarë e shkaktoi tragjedinë

Para
Shkon në 300 numri i viktimave në Indi nga përplasja e trenave, çfarë e shkaktoi tragjedinë

Shkon në 300 numri i viktimave në Indi nga përplasja e trenave, çfarë e shkaktoi tragjedinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

I kërkuar nga Interpol Roma, kapet në Shijak 39-vjeçari i dënuar me 7 vite burgim

Rusia u godit nga tërmeti 8.8 ballë, më i forti në rajon në 73 vite! Përmbytet arkipelagu, mijëra banorë të evakuuar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

OKB: Për herë të parë, vendet arabe dhe myslimane dënojnë Hamasin dhe bëjnë thirrje për çarmatimin e tij

Ngjarja që tronditi Fierin/ 30-vjeçari dhe dy adoleshentë abuzuan seksualisht me të miturën

Tajlanda akuza sërish Kamboxhias: Shkelën armëpushimin për herë të dytë

Valët e para të cunamit në Hawaii dhe Alaska pas tërmetit me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm në të gjithë Paqësorin

Statistikat flasin: Të rinjtë, faktor kryesor në bërjen e aksidenteve

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Helikopteri ushtarak gjerman bie në lumë, 2 viktima dhe 1 person i zhdukur

U arrestuan pas dyshimeve për ndërtimin e një TEC-i në hapësirë publike, lirohen drejtori dhe inxhinieri i kompanisë “Delvina Gaz”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.