Analisiti Andi Bejtja ka komentuar kërkesat për dialog të mazhorancës dhe ambasadorit të SHBA-së Donald Lu për një kompromis për zgjedhjen e kryeprokurorit të vendit. Betja thekson më tej se zgjidhja për të zgjedhur një kryeprokuror është zbatimi i Kushtetutës.
REAGIMI:
Kryeministri, së fundmi dhe Ambasadori Lu, po i bëjnë thirrje liderit të opozitës.
Lideri i opozitës thotë të respektojmë Kushtetutën, që do të thotë Prokurori mos zgjidhet me shumicë të thjeshte, po me 84 a 94.
Po te pyesësh ata që kanë bërë Kushtetutën, shumicat e tilla janë shpikur pikërisht që të arrihen nëpërmjet kompromisit.
Duke zbatuar Kushtetutën kompromisi është i vetëkuptuar.
Çfarë i tha Rama sot Bashës?
Kryeministri Rama ka drejtuar sot një tjetër apel ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha, duke i kërkuar atij që të ulen dhe të diskutojnë së bashku në lidhje me Reformën në Drejtësi.
“LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik, negociatat me BE mbi gjithçka na ndan”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Siç duket kryeministri Rama është frymëzuar sot dhe nga deklarata e ambasadorit amerikan Donald Lu i cili u kërkoi krahëve politikë që të uleshin dhe të gjenin gjuhën e përbashkët për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post