20:12 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Andi Bushati: As me të tallur PS nuk mund ta propozonte këtë “hapje listash”

15:04 | 21/09/2020
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen analisti: Është shumë e thjeshtë, shikoni kush fiton në Elbasan dhe Durrës dhe do kuptoni kush kontrollon bandat

Propozimi i PS-së për të hapur listat 100% është i barazvlefshëm me mashtrimet më të mëdha që Edi Rama ka bërë qysh prej kurse gjendet në politikë.

Ai mund të krahasohet me thirrjen që në PS të lulëzojnë fraksionet, të cilën e shndërroi pastaj në një parti ku për kryetarin nuk bëhen më as zgjedhje.

Ai mund të barabitet me përbetimet se kushtetuta nuk mund të ndryshohet më si në prillin e 2008-ës, që u bënë nul në këtë 30 korrik.

Në listën e gjatë me titull : “E hëngrët edhe këtë herë”, kjo lëvizje mund të qëndrojë denjësisht përkrah nismave për rishikimin e koncesioneve të oligarkëve të Saliut, zhdukjen e kanabisit duke sulmuar Lazaratin, moratorium dhe zero ndërtime në Tiranë, ndalimin e importit të plehrave apo mbylljen e kazinove.

Sepse në thelb, ajo përbën një tallje të madhe. Le ta shohim përse.

Socialistët vërtet depozituan në Këshillin Politik amendamentet e titulluara “për hapjen 100% të listave”, por falë tyre, në 25 prill, mund të rezultojë që të kemi një parlament ku asnjë prej deputetëve të mos jetë zgjedhur nga vota popullore, por të gjithë të jenë ata që kanë qenë të parët në preferencat e kryetarëve. Pra në një rast teorik, mund të ndodhë që në një qark si Kukësi, dikush që ka marrë 14 mijë vota të mbetet jashtë dhe dikush tjetër që ka marrë vetëm dhjetë të futet në parlament sepse shefi e ka vënë ndër të parët në listë.

E gjitha kjo mund të ndodhë sepse në mendësinë e rilindasve, zgjedhësit mund të entuziazmohen e të vënë një plus mbi x apo y që gjykojnë se janë të denjë për deputetë, por nëse këtë politikan të pëlqyer nga qytetarët kryetari e ka vendosur në një vend jo fitues në listë, ai duhet të marrë më shumë vota se mesatarja e partisë, për ta ndryshuar fatin e tij. Pra në një zonë ekektorale si Shkodra, nëse Jozefina Topalli apo Ditmir Bushati (emrat janë të përzgjedhur rastësisht) merrnin personalisht mbi 10 mijë vota, ata nuk do të bëheshin deputetë nëse Basha dhe Rama nuk do ti kishin qejf.

Ky pra është versioni i listave të hapura që propozon PS-ja.

Ai është tejet idiotesk për tu marrë seriozisht si ndryshim dhe aq më shumë diskreditues nëse ke parasysh fushatën që i parapriu për ti dhënë vlerë votës së qytetarëve dhe për të respektuar atë që kërkon shumica e shqiptarëve.

Në këtë kuptim edhe ithtarët e listave të hapura që po e kundërshtojnë atë sa për të larë gojën, nuk bëjnë asgjë më tepër sesa vetëdiskreditohen në sytë e publikut.

Sepse kjo është një shaka e rëndë, të cilën nuk mund ta tolerojnë edhe ata që thonë se rilindja nuk e ka seriozisht. Edhe për ata që besojnë se ky nuk është versioni përfundimtar, por Rama po e bën këtë për të tërhequr vëmendjen, për t’ia mbivendosur zhurmës për ndryshimet kushtetuese dhe ndalimin e koalicioneve, kjo duhet të përbëjë një vijë të kuqe, të pakapërcyeshme.

Sepse edhe sikur me shaka ti ketë depozituar PS këto propozime edhe kaq mjafton që kjo të jetë shumë e rëndë. Pasi është një tallje e padëgjuar që të bësh fushatë se po i’a lë në dorë popullit të zgjedhë deputetët dhe pastaj në parlament të mos përfundojë asnjë që është votuar nga zgjedhësit.

Pas

Makina përplas drejtuesin e biçikletës, ndërron jetë një person

Para

LISTA/ Fushata elektorale, Erion Veliaj ndryshon 16 drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Ja kush janë emrat e rinj, nga UKT te drejtoria e Urbanistikës

Para
LISTA/ Fushata elektorale, Erion Veliaj ndryshon 16 drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Ja kush janë emrat e rinj, nga UKT te drejtoria e Urbanistikës

LISTA/ Fushata elektorale, Erion Veliaj ndryshon 16 drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Ja kush janë emrat e rinj, nga UKT te drejtoria e Urbanistikës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me tre automjete në Fier/Tre të lënduar, një në spital

Maqedonia e Veriut/ Qeveria shpërndan 30 mln denarë për familjet e viktimave dhe trajtimin e të plagosurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

Rrethi Çiklistik/ Një britanik fiton etapën e katërt, një holandez kryeson renditjen e përgjithshme

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri të Kosovës

Presidenti kolumbian akuza shqiptarit! Gustavo Petro denoncon klanin e drejtuar nga Dritan Gjika: Tentuan të më vrisnin, por nuk ia dolën

Kryeministri hungarez lavdëron Trump në konferencën ndërkombëtare të ekstremit të djathtë, Orban: I ka kthyer botës shpresën pë një jetë normale

Netanyahu pranon propozimin e SHBA për armëpushim në Gaza, Hamasi e shqyrton

Botuesit shqiptarë ngrenë alarmin për vjedhjen e librave: Po përdoren fondet publike

Skandal në Argjentinë! Anulohet gjyqi për vdekjen e Diego Maradonës, gjyqtarja jep dorëheqjen nga çështja pasi shfaqet në një serial

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.