Pak minuta pasi Gjykata e Tiranës dha masën e árrestit me bùrg për Adiola Lakrën, avokati i saj Andi Duraj, u shpreh se prokuroria nuk ka asnjë provë kundër saj, dhe gjithçka që po përdoret janë informacionet e rreme të dhëna nga mediat.
Duraj tha se vajza duhet të jetë e lirë, dhe se vetëm rastësia që ajo ka pasur lidhje si me víktimën ashtu dhe më të dyshuarin, nuk mund të bëjnë që ajo të mbahet pas hekurave.
“Prokuroria nuk ka formuluar ende akuzën, dyshohet si bashkëpunëtore në vrasje për gjakmarrje, e vërteta nuk është as ajo që ka ndodhur, dalin në media gjëra që nuk kanë ndodhur. Në asnjë moment prej vajzës nuk kanë dalë ato fjalë që ju keni bërë publike.
Ne do ta bëjmë sërish këtë bisedë kur vajza të jetë e lirë, i vetmi moment është rastësia, që para se të njihte víktimën ka pasur njohur dhe njërin prej autorëve. Të vetmet prova që ka prokuroria janë deklarimet e sinqerta të Adiolës, kur ka thënë se nuk ka pasur dijeni për lidhjen mes personave në fjalë. As e ka ditur dhe as ka marrë një shumë parash siç ju thoni, nuk mund tiu them më shumë detaje, pasi cënohet hetimi”, u shpreh Duraj para mediave.
Në dosjen e prokurorisë siguruar nga Fax News, Adiola Lakra nuk ka pranuar kategorikisht të ketë përfshirje me ngjarjen dhe të jetë bashkëpunëtore në thirrjen për ta nxjerrë në pritë Hekuran Billën në datën 11 qershor.
Para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Víktor Marku dhe i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në èkzekutimin e 40-vjeçarit. Para grupit hetimor, Adiola Lakra ka rrëfyer edhe njohjen me Sebastian Malin.
Sipas saj, ata kanë jetuar në të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë. Nga aty ka filluar shoqërimi dhe frekuentimi me të, që është konkretizuar në një lidhje sentimentale. Lakra ka deklaruar se në pallatin ku jetonte kishte një biznes edhe e ëma e Malit, një parukeri.
Sa i përket njohjes me Hekuran Billën, ky i fundit i ka dërguar miqësi në Instagram dhe më pas ka filluar njohjen, pasi është ndarë me Malin. Billa dhe Lakra janë takuar gjithmonë në të njëjtin vend, pranë Komunës së Parisit pasi siç duket Billa ka patur frikë të lëviz në vende të tjera, për shkak konfliktit për hakmarrje.