11:21 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Andi Lila sulmon hapur Braçen: Po nëpërkëmbni futbollin!

11:10 | 01/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Andi Lila sulmon hapur Braçen: Po nëpërkëmbni futbollin!

Pak ditë më parë u krijua në Shqipëri Sindikata e Futbollistëve dhe si kryetar i saj është zgjedhur futbollisti i mirënjohur i kombëtares Andi Lila.

Pak pasi mori postin Lila u shpreh se: “Dua që të rregullojmë kushtet e stërvitjes, kontratat, pagesat e sigurimeve shoqërore. Këtë periudhë kemi parë një problematike të jashtëzakonshme me këto të fundit. Në shumë klube siguracionet e futbollistëve nuk paguhen prej vitesh”.

Në këtë pozicion atë të kryetarit të sindikatës, Andi Lila, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj zëvendëskryeministrit, Erjon Braçe, i cili njihet si tifoz i zjarrtë i Partizanit.

Lila i drejtohet kryeminsitrit me një pyetje: “Z. zv.kryeminister: A nuk ka qene detyre e administrates tatimore qe te kontrolloj klubet e futbollit jo vetem per bilancet mizerabel por edhe per pagimin e kontributeve shoqerore e shendetsore per futbollistet?”

Sipas tij ai do të jetë gjithmonë në opozitë me poltikanët që nëpërkëmbin të drejtat e futbollsitëve.

Reagimi i plotë Andi Lilës:

“I nderuar z. Brace. Lexova me vemendje reagimin tuaj ne te cilin here flisni si tifoz futbolli dhe here nga pozita e nje zyrtari shteti fatkeqsisht jashte realiteti. Pa dashur te hyje ne replika pa vlere jo vetem me ju zoti Brace por me asnje dashamires futbolli, por ne cilesine e Kryetarit te Sindikates se Futbollisteve Profesioniste Shqiptare shpreh keqardhje per paragjykimin qe i behet organizimit te sportit ne kete vend.

Politika ne Shqiperi dhe ne vecanti Maxhoranca qeverisese qe tashme eshte absolute ne cdo nivel qeverises e ka pasur te gjithe mundesine qe te permiresonte statusin e futbollisteve ne vend nepermjet nje ligji qe do te sillte zhvillim ne kete sport ne teresi e per rrjedhoje, do e bente edhe me atraktiv financiarisht dhe jo vetem, por deri me sot nuk ka bere asgje te tille.

  1. zv.kryeminister: A nuk ka qene detyre e administrates tatimore qe te kontrolloj klubet e futbollit jo vetem per bilancet mizerabel por edhe per pagimin e kontributeve shoqerore e shendetsore per futbollistet.

Perse z.Brace, politika kujtohet per futbollin vetem kur shkojme ne Europian apo fushata elektorale ku premtimet asnjehere nuk mbahen. A e dini se te humburit e perhereshem nga mugesa e vullnetit politik jane FUTBOLLISTET. Eshte pikerisht mungesa e vullnetit politik qe te futbolli profesionist te kete permiresime thelbesore qe na beri ne si futbolliste qe te angazhoheshim ne themelimin e Sindikates tone.

Do jemi ne Z. Brace, ne opozite me te gjithe politikanet, zeri i munguar i futbollisteve, qe te gjithe ato te drejta te munguara te mos neperkemben me apo te perdoren si “lende e pare” per statuse rrjetesh sociale. Keto te drejta te neperkembura do te behen patjeter realitet nepermjet trysnise qe ne vete do ushtrojme ndaj jush si klase politike si dhe kujdo tjeter qe deri dje i ka shkelur si pa te keq. Premtimet se ne “shtator” do behet ndryshimi nuk mund te jene lajme vere. Se pari duhet te caktoni vitin se ndoshta kalon si “100 diteshi” dhe se dyti keto drafligje duhet te jene drafte ligjore te miremenduara”.

Etiketa: andi lilasulmon erion bracen
Pas

Edi Rama, kamarieri i një pjate bajate

Para

Nuk ndalet Edi Rama, nxjerr fjalët e Artan Imamit: Mua nuk më zë gjumi nga qejfi…

Para
Imami: Disa aktorë janë nxitur të protestojnë nga PD. I mrekullueshëm projekti i Teatrit të ri!

Nuk ndalet Edi Rama, nxjerr fjalët e Artan Imamit: Mua nuk më zë gjumi nga qejfi…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Macron kritikon kërcënimet e Trump për aneksimin e Grenlandës: Kjo nuk është ajo që bëjnë aleatët

E rëndë në Itali/ 19-vjeçari italo-shqiptar humb jetën pasi u përplas nga treni, tragjedia para syve të miqve

Tërmet i fuqishëm godet Perunë, një i vdekur dhe 36 të plagosur

E rëndë në Itali! Vajza 2 vjeçe vdes duke ngrënë qershi, ngjarja në sy të prindërve

I riu belg u plagos rëndë, arrestohet 51-vjeçari që i dha “Jet ski” me qira

4 ditë pas aksidentit me 270 viktima, një tjetër avion i Air India pëson defekt teknik në ajër

Irani-SHBA-ve: Të ndalen sulmet izraelite, që të vijojnë negociatat për çështjet bërthamore

Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues

32 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Kurti: Bojkoti i votimit është shkelje e Kushtetutës

VKM e llogaritjes së pagave të mësuesve, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë publike më 26 qershor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.