”Tashmë mund të festojmë”, kështu e nis mesazhin e tij ndaj bashkëshortes deputeti Andi Përmeti, i cili kaloi dy muaj të vështirë në luftë për jetën, si pasojë e infektimit me Covid 19.
Tashmë i shëruar plotësisht, deputeti uron gjysmën e tij më të mirë, për të cilën thotë se i ka qendruar te koka për 61 ditë me radhë, dhe i dhuronte vetëm buzëqeshje, pavarësisht se frika e madhe ishte që të merrte nga momenti në moment lajmin e kobshëm.
“Tashme mund te festojme! Gezuar ditelindjen Fjona! U befsh 100 vjec!Tashme mund te festojme, jo vetem ditelindjen tende por edhe fitimin e betejes 61 ditore ndaj Covid-19. Nje beteje e luftuar dhe e fituar nga te dy.
Perdite, prane meje, duke me mbushur me buzeqeshje dhe genjeshtra te bardha se sa mire isha dhe se sa po permiresohesha ndersa maska dhe veshja anti-Covid te mbulonin friken e ndonje lajmi te kobshem qe mund te merrje nga momenti ne moment. Ti i’a dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese, qe asgje e keqe s’do te me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane!
Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku i’a dolem. Tashme mund te festojme! Gezuar!”, shkruan Përmeti në postimin e tij.
(E.K/Faxweb.al)