Për deklaratën e kryeministrit Rama në Facebook ka reaguar edhe Andis Harasani i cili thekson se edhe në botë ndodhin vjedhje bankash dhe për këtë ka shumë të drejtë krueminsitri. Por sipas tij në asnjë vend të Europës nuk ka polici të lidhur me hashashin si në Shqipëri.
Postimi:
“Degjova me vemendje Kryeministrin ne pasqyren e te dieles. Ka plotesisht te drejte kur thote se vjedhje bankash ndodhin kudo neper europe dhe askund opozita nuk fajeson policine. Eshte absolutisht e vertete. Por kjo ndodh vetem per nje arsye. Ne asnje vend te Europes nuk ka polici te lidhur me hashashin si ne Shqiperi. Ne asnje vend te Europes nuk ka polici qe akuzohet si e lidhur me drogen nga ministra te qeverise. Dhe ne asnje vend te botes nuk ka polici qe gjen kufomen me dy plumba pas koke dhe e quan vetevrasje.
Dhe prape KM yne ka shume te drejte kur thote se mjetet qe bankat transportojne parate jane plotesisht te papershtatshme. Por sado te papershtatshme keto mjete te jene, prape une besoj qe jane me te pershtatshme se makinat me karikim elektrit te Policise. Kam punuar ne banka dhe kam shume miq bankiere. Kam pare se si transferohen leket qe ne 92. Te njejtat makina kane qene. Por ska pasur grabitje si sot. Dhe une besoj qe ministri ska asnje gisht ne keto grabitje. Por ajo qe po ndodh sot me policine me kujton nje ekip futbolli shume te dashur per mua para shume e shume vitesh. Presidenti I ekipit ne ate kohe, ne veshtiresi financiare filloi te shese ndeshjet. E beri njehere, e beri dyhere, dhe heren e trete kur e provoi rezultati doli ndryshe nga cfare e kishte parashikuar. Cfare ndodhi? E thjeshte, futbollistet vendosen ta shesin vete pa I thene gje presidentit. Kam shume frike se kjo po ndodh dhe sot me policine e shtetit. Nese I thua mbyll syte ketu, mbyll syte aty policit, skemi pse te habitemi nese polici I thjeshte I mbyll syte dhe per qejf te vet pa I thene gje ministrit!:, shkruan Andi Harrasani në Facebook. (J.V/Shuplaka)