Marsin që kaloi në Francë, 36,000 fshatra, dhe qytete mbajtën raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar komune ndërsa fundjavën e ardhshme më në fund do të zhvillohet raudni i dytë, proces i cili u ‘zvarrit’ për shkak të pándemisë.
André Trigano është 94 vjeç dhe ka qenë në zyrën publike të qytetit të Pamiers, në ultësirat e Pireneve Franceze me popullsi 16.000 banorë, për gati 50 vjet, por ai nuk po planifikon të pensionohet ende edhe për ca kohë.
“Shpresoj se nuk do të duhet të kërkoj falje përsëri që nuk kam vdèkur!”, u shpreh një nga kandidatët më të vjetër për kryetar bashkie, raporton BBC. Ai erdhi në krye në raundin e parë të zgjedhjeve në mars dhe nëse fiton raundin e dytë më 28 qershor, ai do të jetë 101 vjeç në fund të mandatit të tij.
Ka kryetarë të tjerë të moshuar që synojnë për të fituar pushtetin, duke përfshirë një 98-vjeçar që qëndron për rizgjedhje në një fshat afër Bordeaux, por asnjëri nuk ka një histori prapa aq të gjallë sa ajo e Trigano.
Lindur në Paris në 1925, ai ishte dëshmitar gjatë okùpimit gjerman të qytetit në Lùftën e Dytë Botërore. Prindërit e tij, emigrantë hebrenj nga Algjeria, u këshilluan të iknin nga një oficer pòlicie që jetonte në ndërtesën e tyre, i cili u tha atyre se Gestapo kishte hartuar një urdhër për arrèstimin e tyre. Ata shkuan në rajonin malor Ariège, në jug të Francës, dhe Trigano i ri u bashkua me Rezistencën. Ai fálsifikoi dokumente për të ndihmuar ushtárakët aleatë të shpètonin në Spanjë.
Discussion about this post