Në turneun ndërkombëtar të Zhvilluar në sportin e Judos në Kosovë, Elbasani u përfaqësua me sportistin e talentuar Andrea Musta. I riu konkuroi për peshën 90 kg dhe falë angazhimit të tij mundi të kthehej në qytetin e lindjes me medalje ari. Trajneri i tij Ermir Laze shprehet mjaft i pakënaqur me trajtimin që përfitojnë sportistët elitarë. Vëtëm 30 mijë lëkë të vjetra në muaj, janë të pamjaftueshme thotë ai të mbulohet dieta ushqimore . Ndaj Z. Laze këron vëmendje nga bashkia e qytetit.
Vetë kampioni Andrea Musta shprehet se trajtimi ushqimor që përfiton nuk është i mjaftueshëm , pasi për të arritur objektivin e tij stërvitet mjaft.
Edhe ambjenti ku sportistet stërviten lë për të dëshiruar. Vendi ynë ka sportistë mjaft të mirë dhe me disiplinë, por vëmendja e treguar karshi tyre është fare minimale.